Aniston, me një shtëpi vetëm për vete
Jennifer Aniston ka transformuar shtëpinë e saj në një oazë prefekt për një vajzë single. Aktorja pasi është ndarë nga John Mayer marsin e kaluar, ka mbaruar rikonstruktimin e vilës Beverly Hills, aty ku edhe jeton, të cilën e ka filluar para dy vitesh. Jen ka dashur me çdo kusht të eliminojë nga ajo shtëpi çdo element mashkullor duke i mbushur hapësirat me plot dashuri. “Është sikur të ndiesh një përqafim të madh sapo të hysh brenda në shtëpi”, është shprehur aktorja për revistën amerikane ‘Ok’. Tapetë të butë, hapësirë e madhe komode, tv supergjigantë, banjë termalë dhe një sallon të stilit të viteve 60, me një piano në qendër. “Kam gjithmonë miq që më vijnë për të më takuar. Na pëlqen të kalojmë kohë së bashku dhe të argëtohemi”, ka shtuar ajo.

Angelina Jolie dhe Lady Gaga në shtrat së bashku?
Angelina Jolie e Brad Pitt kanë kohë që janë vënë në qendër të thashethemeve për ftohje të raportit. Dikur Angelina do të shoqërohej me Lara Croft, ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për një tjetër star të shfaqur së fundmi.
Ian Halperin, autori i “Brangelina: historia e pathënë e Brad Pitt dhe Angelina Jolie”, ka deklaruar se bukuroshja Angie do të kishte pasur një romancë me Lady Gaga. Biseksualizmi i Jolie është vënë re që nga e kaluara e saj me aktore të gjinisë femërore. Sipas asaj që ka treguar Halperin, Angelina dhe Lady Gaga kanë kaluar një natë të gjatë dashurie në hotelin e Beverly Wilshire të Los Angeles. Për më tepër duket se e njëjta Jolie është obsesionuar me pop-starin Lady Gaga. Brad Pitt i tradhtuar nga Angie me një grua? Gjithçka mund të ndodhë, edhe kur ajo mund të ketë emrin Lady Gaga.

Taylor Swift larg dashurisë
Swift raportohet se është këshilluar nga nëna e saj Andrea për të lënë mënjanë jetën e dashurisë dhe të përqendrohet në punë. Sipas mediave amerikane, këngëtares i është thënë se thashethemet për lidhjet me Taylor Lautner, apo Cory Monteith mund të kenë ndikim negativ në imazhin e saj. Andrea i ka thënë Taylor se ajo duhet ta vendosë karrierën para dashurisë. Andrea, e cila mundohet të ketë kontroll në karrierën dhe jetën personale të këngëtares, mendon se Taylor ka punuar shumë për të lejuar që gjithçka të shkojë kot për shkak të një mashkulli”, ka thënë burimi i afërt me 20-vjeçaren.
Madonna: ‘Jesus, bye, bye’
Ka përfunduar lidhja mes këngëtares dhe modelit. Ajo 53 vjeç ndërsa ai vetëm 23, por dukshëm lidhja e tyre ishte vetëm një atraksion mendor. Në fakt Madonna dhe Jesus Luz janë ndarë në momentin ku u duhej t’i argumentonin gjërat. Pas një viti së bashku komente të shumta kanë ardhur nga miqtë e këngëtares. ‘Problemi i tyre është diferenca e moshës, ka thënë një nga miqtë e Madonës. Dhe sa kohë mund të zgjaste? Janë në momente ndryshme të jetës së tyre.
Sipas biografit J.Randy Taraborrelli kjo lidhje ka zgjatur kaq gjatë vetëm falë mbështetjes emotive që Madona ka pasur vërtet nevojë. Kjo e bëri atë që ta prezantojë Jesus me fëmijët e saj. Ishte një lidhje fantazi. Por çdo gjë ka mbaruar. Tashmë Jesus është kokë e këmbë i dashuruar dhe për këtë ndihet pak në faj.
Jennifer Lopez: “Dua të kem fëmijë të tjerë”
Max dhe Emme janë dy binjakët e Jennifer dhe janë gjithçka për ta bërë atë të lumtur. Diva e muzikës dhe filmit mendon sërish për të pasur fëmijë të tjerë edhe pse nuk kanë kaluar ende dy vjet nga lindja e dy binjakëve. Ajo për të cilën mendon vazhdimisht është të zgjeruarit e familjes. “Dëshiroj të kem fëmijë të tjerë – ka thënë Lopez. Në jetë nuk mund të planifikosh gjithçka, asnjëherë nuk i dihet “. Jennifer, 40 vjeç, është munduar për të pasur shtatzëninë e parë. Zëra thonë se këngëtarja ka marrë kura për të bërë fekondim. Por ajo ka mohuar çdo gjë duke pohuar se mbi çdo gjë tjetër do të donte fëmijë të tjerë. Sa më shpejt madje.

Arcuri, feston San Valentinon vetëm
Manuela Arcuri 14 shkurtin e ka kaluar duke bërë guidë turistike me rastin e karnavaleve që zhvillohen në provincën e Viterbos. Thuhet për një lidhje të mundshme mes aktores dhe një djali brun me të cilin është njohur në Amerikë. Por në tokën italiane nuk ka asnjë gjurmë të tij, deri tashmë të paktën. Aktorja latine ka preferuar të rrijë vetëm në ditën e të dashuruarve duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve. Më një look casual, ajo ka marrë pjesë edhe në sfilatën e përvitshme që zhvillohet në festa të tilla.

Rihanna dhe Matt Kemp të fejuar?
Jo, vetëm miq të mirë
Së bashku kanë kaluar pushime romantike në Meksikë për Krishtlindje. Të gjitha të dhënat, fotot e bëra, provokuan një lidhje të mundshme mes tyre. Por në fakt nuk ka asgjë të tillë për Rihanën dhe yllin e bejsbollit Matt Kemp. Lojëtari ka dashur t’i japë fund thashethemeve përmes deklaratash zyrtare. “Rihanna është thjesht një nga miket më të mira. Kemi qenë në Meksikë dhe jemi argëtuar. Por jam shumë i përqendruar në punë, ndaj të pavërteta të tilla vetëm do të më bezdisnin, ka thënë 25 vjeçari Kemp. Jam befasuar vërtet nga vëmendja e medias mbi këtë raport”. Nga ana tjetër Rihanna, 21 vjeç, nuk komenton asgjë mbi të kaluarën e saj me Chris Brown. Mendohej se kishte gjetur një dashuri të re, e cila e ka bërë të mbetet e zhgënjyer: për Matt ekziston vetëm bejsbolli, ose, të paktën kështu do të duket.
John Mayer : “Jessica Simpson është si droga”
Në vitin 2007 kanë qenë së bashku për një vit. Verën e kaluar u përfol për një rilidhje, menjëherë pas ndarje së John Mayer me Jennifer Aniston. Por ka vërtet një arsye. Atraksioni seksual për këngëtaren Jessica Simpson ka qenë gjithmonë i madh.
John e ka konfirmuar këtë në një intervistë të dhënë për Playboy. “Ajo vajzë për mua do të mbetet si drogë. Dhe droga nuk të bën mirë nëse e përdor me tepricë, ka shpjeguar Mayer. Nga ana seksuale ishte shumë atraktive. Një çmenduri që nuk e ndërroj me asnjë tjetër. Për të do të shisja çdo gjë vetëm për ta pasur “. Format e ‘rrezikshme’ të Simpson e kanë bërë Mayer të çmendet nga pasioni. Rreziku mbetet varësia. A do të jetë disintoksikuar Mayer tashmë?
Vic Beckham, shpenzon 25 mijë euro për një çantë
Kur bëhet fjalë për modë, rregulla dhe aksesorë të shtrenjtë, Victoria Beckham nuk njeh kufij. Ajo nuk di vërtet të rezistojë. Kështu ish Spice Girl ka bërë një super shpenzim rreth 25 mijë euro për një ‘Birkin di Hermes’. Ashtu si të gjithë të fiksuarit e modës që i bëjnë mirë ndryshimet, nuk bëhet fjalë për një çantë të thjeshtë, por për çantën më të kërkuar të planetit. Dhe vetëm ajo e ka. Victoria Beckham.
Britney me një tjetër pamje
Britney Spears është shfaqur në disa foto në formë fizike aspak të mirë. Ajo duket se ka fituar serish kilet e tepërta, madje ndryshimi fizik është shumë i madh. Kjo ka bërë që të qarkullojnë zëra për një krizë të re psikologjike, pasi pak muaj më pare ajo humbi edhe kujdestarinë e dy djemve që ka me Kevin Federline. Dhe si për ironi, gjatë këtyre ditëve, Federline po merr pjesë në një reality show ku në qendër të spektaklit është tema e humbjes së peshës.
Bonico Del Toro mashkulli më i përfolur
Bonico Del Toro nuk mund të kuptojë se pse njerëzit i thonë atij se është i bukur. Aktori 42 vjeç, për të cilin ka pasur thashetheme se ka pasur një romancë me aktoren Scarlett Johannson, gjithmonë është i mahnitur kur votohet si njëri prej aktorëve më seksi nëpër të gjitha anketat në internet. ‘Nuk e di! Çfarë kam seksi? Është pjesë e lojës dhe nuk do të ankohem”, ka thënë ai për revistën “Parade”. Por, asnjëherë nuk e kam parë veten nëpër revista se si dukem, sidomos kur shkruhet, ‘Kush është ky bukurosh’. Unë jam vetëm një aktor që duhet të bëj filma. Kaq!”.