Aksioni politik i opozitës ka marrë një tjetër formë. Tani u bë e qartë se marrëdhënia  e kushtëzuar me parlamentin ka të bëjë më bllokimin e seancave të së enjtes ashtu siç  ndodhi këtë javë. Opozita PD dhe LSI, bllokoi foltoren e kuvendit dhe shkaktoi zhurmë për të penguara deputetë socialistë që flisnin nga vendet e tyre në sallë. Kudo në pjesën bosh të opozitës në parlament ishin vendosur pankarta me thirrje për të liruara protestuesit  e Kukësit dhe slogane kundër zotit Rama

Por retorika politike u acarua dhe opozita ka qëlluar me miell ndaj kryeministrit dhe një pjese të kabinetit qeveritar. Ministri i jashtëm iu përgjigj duke derdhur  ujë ndaj tyre.

Për shkak të tensionit të rritur seanca u mbyll.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi  e pyetur çfarë pritet të ndodhë në vazhdim, tha se do t’ia nxijnë jetën Ramës derisa të kërkojë falje shqiptarëve. Ndërkohë kërkoi dhe arrestimin e ministrit të Brendshëm për shkelje rregullash.

Kryesia e Partisë demokratike është mbledhur për të marrë një vendim dhe pritet deklarata e kryetarit të saj Lulzim Basha.

Nga përfaqësuesit e maxhorancës doli në një konferencë për mediat, kryetari i grupit socialist Taulant Balla i cili tha se ishte  e turpshme që një pjesë e madhe e dhunës në sallën e Kuvendit ka ardhur nga deputete vajza dhe gra.

Sipas Ballës, gjithë kjo dhunë sot në parlament është shprehja më e qartë e një solidariteti mes gjyqtarëve të korruptuar e politikanëve të korruptuar ende në parlament, sikurse Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe shfaqja më e keqe kur për pak ditë Shqipëria pret vendimin për hapjen e negociatave të integrimit në BE