Buxheti i Formula 1 për 2018: Mercedes “parakalon” Ferrarin

2018-03-21T16:37:15+00:0021 Mars, 2018 16:37|Kategoritë: Sport, Sporte Individuale|

Kampionët aktual të kampionatit botëror të automobilizmit kryesojnë listën për  të ardhurat më të mëdha për sa i përket skuderive të Formula 1 në sezonin 2018.

Në kohën kur diskutohet për hyrjen e një buxheti të ri për F1, është interesante të shikojmë buxhetin e skuderive të ndryshme të kampionatit, që po përgatiten për të startuar sezonin 2018.

Në fakt kemi të bëjmë me një shumë mbresëlënëse të të ardhurave që pronarët e Liberty Media kanë ndërmend të vendosin një tavan për sa i përket shpenzimeve që do të mundësojë një nivel më të barabartë vlerash. Kjo nuk do të vinte në rrezik pjesëmarrjen në kampionatin e Formula 1 të skuderive, të cilat përndryshe do të ishin të detyruara  të bënin sforco ekonomike për të qëndruar kompetitiv.

Klasifikimi sipas Auto Bild, tregon buxhetin në dispozicion të secilës skuderi në prag të fillimit të kampionatit F1 2018. Në krye qëndrojnë sërish ata, kampionët në fuqi të botës, Mercedes. Skuderia gjermane me seli në Brackley qëndron përpara rivalëve të Ferrarit. Një ndër avantazhet e kësaj diference të këtyre dy skuderive, krahasuar me të tjerët qëndron në faktin se Mercedes dhe Ferrari i prodhojnë vetë motorët.

Forca e tretë sa i përket buxhetit është Red Bull, me një buxhet prej rreth 350 milionë euro. Në vend të katërt, në kontrast me rezultatet e viteve të fundit renditet McLaren, që këtë sezon ka nisur bashkëpunimin me Renault me qëllim rikthimin në nivelet e dikurshme.

Renault mbyll pesë vendet e para, si skuderi e fundit që arrin nivelin e 200 milionë eurove.

Pesë skuderitë e tjera kanë buxhete të përafërta të ndara nga vetëm 25 milionë euro nga vendi i 5-të në vendin e 10-të. Një ekuilibër mëse i pritshëm duke parë nivelin e këtyre skuderive, të cilat do të luftojnë gjatë gjithë sezonit për t’u futur në zonën e pikëve. Të bën përshtypje që dy vendet e fundit i përkasin skuderive Haas dhe Force India, të cilat vitet e fundit janë paraqitur mjaft mirë duke pasur një raport të shkëlqyer mes investimeve dhe rezultateve të arritura në pistë.

 

Formula 1 2018 / Klasifikimi i buxhetit për të gjitha skuderitë

Renditja Skuderia Buxheti (milionë euro)
1 Mercedes Rreth 450 milionë euro
2 Ferrari Rreth 430
3 Red Bull – TAG Heuer Rreth 350
4 McLaren – Renault Rreth 250
5 Renault Rreth 200
6 Sauber – Ferrari Rreth 135
7 Williams – Mercedes Rreth 135
8 Toro Rosso – Honda Rreth 125
9 Haas – Ferrari Rreth 110
10 Force India – Mercedes Rreth 110