Lideri i grupit Coldplay, Chris Martin, është një nga këngëtarët i cili me muzikën e tij ka sjellë këngët më të bukura alternative. Shpesh solo por dhe në bashkëpunim ai është nominuar me çmime Platinium dhe Grammy. Jeta e tij personale, mendimet mbi muzikën e vërtetë, si dhe dashuria me aktoren Gwyneth Paltrow      

Chris Martin ka lindur në 2 mars të vitit 1977 në Devon të Anglisë. Ai ka ndjekur Universitetin në Londër ku është njohur me Will Champion, Guy Berryman dhe Jonny Buckland me të cilët do të bashkëpunonte për të krijuar bandën e Coldplay. Me Martinin si lideri i grupit, kitarist dhe pianist i talentuar, debutimi i parë i Coldplay ishte “Parachutes”, me të cilin shiti mbi 5 milionë kopje dhe fitoi një çmim Grammy e më pas një tjetër të tillë. Këngët më të famshme të grupit të rrymës alternative janë “Yellow”, “Trouble”, “Don’t Panic”, “In my place”, “Paradise”, apo the “Scientist” e shumë të tjera, të veçanta për melodinë e ëmbël dhe vargjet e ndjera. Chris Martin ka bashkëpunuar dhe me këngëtarë të tjerë në interpretime solo si me Rihhanën, Nelly Fortado apo Kenya West.

Përveç muzikës, Chris ka pasur një agjendë sociale të ngarkuar. Ai ka ndihmuar shumë të lënduar nga tragjedia e Haitit dhe ka kontribuar në bamirësi. Në vitin 2002 ai takon aktoren Gwneyth Paltrow, në prapaskenën e një koncerti. Çifti martohet një vit më vonë në dhjetor të 2003-it. Bashkë ata kanë dy fëmijë, vajzën Apple Blythe Alison Martin lindur në 2004, dhe djalin Moses Bruce Anthony Martin lindur në 2012.

Intervista

Cila do të ishte veshja jote e preferuar? 

Më pëlqen ngjyra e zezë. Edhe atletet e bardha i preferoj pasi janë lehtësisht të kombinueshme dhe ndihem rehat në një stil sport. Xhinset gjithashtu nuk i ndaj dot. Veshjet e mia janë nga një dyqan i ri “Nice Collective” që ndodhet në San Francisco. Nëse kërkon online ju mund t’i gjeni shumë shpejt. Më pëlqejnë veshjet e rehatshme, nuk preferoj gjërat e rënda dhe me shumë ngjyra.

Cila është hera e fundit që keni abuzuar?
Ah kjo është një pyetje që s’ka lidhje me mua. Sepse unë jam kundër alkoolit dhe kjo dihet tashmë. Jam lideri i një bande muzikore që nuk preferon pijet alkoolike ndryshe nga shumë të tjerë. Por abuzoj me ushqime për shembull, kam abuzuar me ajkë qumështi të rrahur që përdoret shumë në Londër. Më pëlqen edhe ushqimi xhamajkan apo ai fast food. Herën e fundit kam ngrënë vërtet shumë.

Çfarë karriere do donte mamja jote që ti të kishe ndjekur?
Vetëm muzikë. Ajo dashuron muzikën klasike, çdo lloji të saj e sidomos kryeveprat e Beethoven.

Të pëlqen të lexosh për veten në google? Si ndihesh në këto raste?
Të shkruaj emrin tim në dritaren e googlit do të thuash?  Mua më pëlqen shumë të kërkoj në google dhe ndonjëherë jam i detyruar të shoh se çpo ndodh me mua dhe koncertet e grupit, apo këngët tona më të pëlqyera. Por nuk jam i fiksuar të marr shumë kuriozitete dhe lajme për veten. Ka raste që ato vijnë edhe të abuzuara dhe shpesh mund të mërzitem. Megjithëse në të shumtën e rasteve jam ndjerë mirë.

Cili këngëtar mendon se mund të jetë mbivlerësuar në historinë e muzikës? 

Askush nuk besoj. Sepse të gjithë këngëtarët me talentin e tyre kanë kontribuar në historinë e muzikës.

Si ka qenë banda jote e parë imagjinare, para se të formoje Coldplay?
Ka qenë shumë interesante në fakt. Ne krijuam një bandë kur ishim në shkollë në një orë mësimi. Ishte shumë e bukur. Vetëm se mbaroi në fund të orës. Ishte një mënyrë argëtimi dhe për të tërhequr vëmendjen në një orë të mërzitshme mësimi.

Nga vitet’ 80 cila është kënga juaj e preferuar?
Tracy Chapman’s “Fast Car” është një nga këngët e mia që pëlqej shumë. E dëgjoj shpesh madje sepse mendoj se është brilante. Për këtë grup do kem gjithmonë respekt.

Çfarë do të bëjë nëse do të zgjoheshe i zi?

Nuk e di, por nuk i jam i sigurt nëse do të lejohesha të ngrihesha nga krevati.

Mendon se më shumë muzikantë duhet të largohen nga muzika?
Jo. Më shumë idiotë thjesht duhet të mbyllin gojën e të mos këndojnë.

Na trego diçka që di më shumë për Sting.
Është shumë i zoti në joga. Është më tepër simpatik për një burrë të moshës 60 vjeç. E kam takuar dhe është i këndshëm. Albumi i tij i vitit 1993, “Ten Summoner’s Tales” është brilant. Shumë më i mirë se albumet e tjerë.

Sa para keni në llogarinë tuaj bankare?

(Qesh), atëherë në vitin 2005 kur fillova vërtet karrierën time si muzikant kam pasur £5,000. Tani në vitin 2012 llogaritë bëjini vetë. Por nuk jam një nga ata këngëtarë që lufton për paratë. Vlerësoj lumturinë dhe qetësinë familjare. Paratë dhe karriera vijnë në plan të dytë.

Ju pëlqen të kërceni? Sa shpesh e praktikoni?

Vetëm para dy tre ditësh kam kërcyer. Thjesht bëj ndonjë hap vërdallë.

Na trego një barsoletë.
OK, ja të mendohem. Ah po, m’u kujtua njëra: një burrë futet te doktori dhe i thotë “Doktor, mendoj se jam një mol.” “Unë mendoj se duhet të shkosh te ndonjë psikoterapist,”- thotë doktori. “Po e di, por dritat e tua ishin ndezur”.

Cilat vargje do doje të kishe shkruar?
Vargjet e grupit Oasis. Nga kënga e “Cigarettes And Alcohol” që janë fantastike.

Shkarkon muzikë nga interneti?
Jam përpjekur të shkarkoj disa nga këngët e grupit U2, por nuk ia arrita. Nuk jam i mirë në përdorimin e internetit.

Çfarë mendon për shkarkimin ilegal?
Nuk mendoj se është gjë e mirë në lidhje me ndihmën që duhet t’i jepet muzikës për t’u lançuar. Si vetë pjesë e muzikës nuk besoj se ndihmon në shitjen e albumeve të reja të këngëtarëve. Por nuk ka ndonjë ndryshim nga koha kur njerëzit bënin vetë kaseta që i regjistronin këngët. Ai që e do muzikën nuk e ka aspak problem të blejë albumin e këngëtarit që pëlqen. Një album është pjesë e pandarë e punës krijuese, është një punë arti.

Si po shkon martesa juaj me Gwyneth Paltrow?

Ne tashmë jemi jo vetëm të dashuruar por si dy shokë që ndajmë bashkë çdo gjë për të cilën kemi investuar në vite. Besoj se më ka rënë llotaria me një grua si ajo.

Na ke gënjyer gjatë kësaj interviste?

Sigurisht që jo.