Për ditë me radhë u shfaq teatri “Shtëpia e Bernarda Albës”. Një shfaqje me përmasa dinamike që sjell pas disa kohësh aktoren Luiza Xhuvani dhe Roza Anagnosti, por dhe një kast të gjerë aktoresh femra.

Kanë dominuar në sallën Shekspir duke interpretuar me shumë pasion, ritëm, fanatizëm dhe despotizëm ashtu siç e do dhe vete shfaqja. Një vepër më se e suksesshme

Ajo që ka karakterizuar procesbërjen e të gjithë dramës, që në fund është përcjellë si e tillë te publiku është harmonia mes brezash. Kjo u duk fare mirë sepse ajo që është brenda pasyrohet jashtë dhe e anasjellta. Aktorët kanë synuar pikë së pari të veshin lëkurën e brendshme të personazhit, të prezantojnë marrëdheniet dhe jo pozën

Një shfaqje që sjell grintën e një kasti femëror

Është rikthyer në një sezon të dytë shumë shpejt shfaqja “Shtëpia e Bernarda Albës”. Një teatër që ka vënë në qendër aktorë të njohur të skenës duke rikthyer kështu të madhen Luiza Xhuvani në rolin e protagonistes.

Përkrah saj kanë interpretuar emra të tjerë si Roza Anagnosti, Erjona Kakeli, Adriana Tolka, Mirela Naska, Ermira Hysaj, Esela Pysqyli dhe Taulanta Jupi një kast e tërë femërore duke dominuar me personalitetin dhe grintën që i dhanë ngjarjes.

Një shfaqje që dallon për formën e re në skenë, për luftën mes personazheve, tensionin që vazhdimisht rritet për të treguar që e gjithë atmosfera dhe zymtësia i ka rrënjët aty në Shtëpinë e tyre, të mbjella nga vetë e zonja e saj Bernarda Alba.

Një grua fanatike e cila me rregullat e forta despotike, me fanatizmin dhe shpirtligësinë, e fiksuar pas vdekjes së dy bashkëshortëve të saj përndjek gjithë familjen dhe jetët e vajzave të saj. Derisa në familje ndodh një tragjedi,

kur vajza e saj Adela var veten për të shpëtuar nga vuajtjet që e shoqërojnë gjatë gjithë pjesës.

Me regji të Kiço Londos dhe kostumografi të Berina Kokonës shfaqja erdhi e suksesshme dhe e dashur për publikun. Ajo vazhdon të shfaqet deri në fund të janarit, në sallën Shekspir në Metropol.

Tension dhe fanatizëm në “Shtëpinë e Bernarda Albës”

Pas vdekjes së burrit të dytë, Bernarda Alba, një grua dominuese, vendos të mbajë një periudhe zije e cila sipas traditës së familjes duhet të zgjase për tetë vjet. Bernarda ka pesë vjaza nga mosha 21 deri ne 40 të cilat ajo i ka mbrojtur,

kontrolluar, dhe kategorikisht i ka ndaluar të kenë lidhje dashurore. Koha e mbajtjes së zise i izolon të bijat e saj, duke shkaktuar nëpër shtëpi një ndjesi tensioni dhe shtypje.

Pas ritualit të mbajtjes së zisë në shtëpi, Angustia, vajza më e madhe vjen duke shokuar të gjithë të ftuarit, pasi ajo nuk ka qene prezente në ritual. Bernarda acarohet me të duke e akuzuar se ka dëgjuar muhabetet e burrave në (patio) në oborrin spanjoll.

Angustia ka trashëguar një shumë të vogël nga i ati i saj, nga i shoqi i parë i Bernardës. Gjithashtu i shoqi i dytë i Bernardës i trashëgoi asaj një shumë të madhe parash, duke e bërë kështu një nga vajzat më të pasura në familje.

Pasuria e saj tërheq një djalë të ri nga fshati të quajtur Pepe el Romano. Pasioni dhe xhelozia midis motrave rritet. Motrat e tjera mendojnë se është e padrejtë që Angustia, motra më e vjetër dhe më shëndetliga të ketë pasurinë më të madhe dhe të ketë lirinë të martohet, në këtë mënyrë të iki larg shtëpisë së Bernardës.

Ndërkohë që Poncia dhe Bernarda po diskutojnë për trashëgiminë e pasurisë, Bernarda zbulon që e bija e saj Angustia është lyer me tualet dhe ka veshur një fustan ngjyre të purpurt. Ngjyra e purpurt, për kohën simbolizonte lirinë. E acaruar për mos bindjen e të bijës në këtë kohë zije,

Bernarda i lan të bijës tualetin nga fytyra. Vajzat e tjera ndërhyjnë në mes të kësaj trazire. Papritmas Maria Josefa e ëma e Bernardes e cila është e mbyllur në dhomën e saj futet në dhomë. Ajo deklaron se do të arratiset dhe të martohet.

Gjithashtu paralajmëron Bernardën se nëse vazhdon t’i mbajë të izoluara vajzat do t’ia kthejë zemrat e secilës prej tyre në pluhur. Bernarda e detyron të ëmën që të futet në dhomë.

Lufta mes personazheve

Tensioni në familje rritet ndërkohë që personazhet fillojnë të përballen me njëri-tjetrin. Bernarda e ndjek Pepen me një pistoletë. Një e shtënë dëgjohet nga jashtë skene, gjë që i bën të gjithë të mendojnë se Pepe ka vdekur.

Ndërkohë Adela ikën në një nga dhomat e shtëpisë. Pas pak Bernarda dhe Martirio futen në dhomë dhe deklarojnë që Pepe nuk ka vdekur, por është arratisur. Bernarda those se si grua që është nuk mund të fajësohet që nuk di të gjuaj mirë me pistoletë.

Pasi u morr me Pepen, vëmendja e Bernardës kthehet tek e bija Adela e cila është mbyllur në dhomë. Bernarda dhe Poncia mundohen të hedhin në tokë derën, ndërkohë që Adela nuk po përgjigjet nga përtej dhomës.

Në moment që Poncia bën të futet në dhomë lëshon një britmë, dhe kthehet me dy duar të vendosura në qafë. Ajo paralajmeron familjen të mos futet në dhomë. Adela duke mos ditur që Pepe është gjallë, var veten.

Momentet e mbylljes së veprës, shfaqin Bernardën shumë të shqetësuar për prishjen e reputacionit të familjes. Ajo kërkon me ngulm që të deklarohet se Adela vdiq e virgjër (e cila nuk është e tillë, pasi sipas pjesës ajo takohej ne fshehtësi me Pepen). Askush nuk duhet të qajë.

 Nga Elona Vrenezi