Juventus këmbëngul për Douglas Costa dhe është gati për hapin vendimtar për ta sjellë lojtarin në Torino. Pasi ka arritur një marrëveshje me agjentin e lojtarit brazilian, tani klubi bardhezi është duke punuar për të arritur një marrëveshje me Bayern Munchen, që fillon nga një kërkesë prej 50 milionë eurosh.

Siç bëhet e ditur nga Tuttosport, Marotta për momentin është ndalur në 40 milionë euro, por në ditët e ardhshme marrëveshja mund të mbyllet në rreth 40 milionë euro plus bonus, ose maksimumi 45 milionë.

Marrëdhëniet e mira midis dy klubeve – dhe këtë e vërtetojnë marrëveshjet me Vidal, Coman e Benatia – favorizojnë një marrëveshjeje të suksesshme, që mund të mbyllet në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme. Douglas Costa kërkon t’i bashkohet klubit të Juventusit, që përveç një kontrate të majme, i ka propozuar dhe një rol protagonisti në skemën 4-2-3-1.

Në sezonin e fundit, braziliani nuk është aktivizuar vazhdimisht edhe për shkak të një konkurrence të madhe në krahët e sulmit bavarez. Ndërsa tek Juve, lojtari do të kishte një rol të rëndësishëm në krahun e djathtë të treshes sulmuese në mbështetje të Higuain.

Bardhezinjtë për momentin nuk ofrojnë më shumë se 40 milionë euro, por ekziston ndjesia se do të arrihet një marrëveshje mbi bazën e 40 milionë eurove plus bonus, ose maksimumi 45 milionë euro. Është thjesht çështje ditësh.