Bëhet fjalë për George Chrissidis, pronarin e nje restoranti ne Berlin, i cili frymëzuar nga kriza greke shërben një menu të veçantë ku përfshin disa lloje pjatash, me emra gjithashtu te veçante. Zotëruesi i restorantit, që ka emigruar në Gjermani që në vitin 1984, shpreson te tërheqë kliente pikërisht fale fantazisë se tij.

Pjese e menuse janë pjatat me emrat e qeveritareve vendas, duke filluar nga kryeministri Cipras, ish-ministri i Financave Varoufakis, e deri tek figurat qendrore politike gjermane.

Menuja quhet Drama Greko-Europiane dhe pjatat kane emra si “Grexit Schaeuble”, frymëzuar nga Ministri i Financave te Gjermanisë, një gatim me mish qingji, djathë dhe perime. Pjata “Varufakis”, është me mish viçi, djathë të bardhë dhe piper të kuq djegës për t’ia përshtatur temperamentit të tij. “Tsipras i Dashur”, ka në recetë një djathë as të butë, as të fortë që reflekton natyrën e pavendosur të kryeministrit grek. Nuk mungon as ëmbëlsira me emrin e kancerales gjermane Merkel. Ajo quhet “Angie e ëmbël”, me arra dhe akullore me vanilje. Dhe per te larguar çdo shqetësim, rekomandohet nje vodka me limon me emrin Grexit.

Fillimisht Chrissidis tha se kishte dyshime per idenë, duke menduar se njerezit do te reagonin negativisht, por ata kane qeshur dhe besojnë se kjo është vërtet interesante. Menuja do t’u shërbehet klienteve deri ne mesin e muajit gusht të këtij viti.