Konfirmohen detajet teknike të gjeneratës së ardhshme të makinave elektrike

Makina elektrike e gjeneratës së re, ABB FIA Formula E Championship, u prezantua zyrtarisht më 6 mars nga FIA në Geneva Motor Show. Makina e re e quajtur “FIA Formula E Gen2” do të garojë në tre sezonet e ardhshme të Formula E.
Makina u zbulua nga presidenti i FIA-s Jean Todt, themeluesi i Formula E dhe njëkohësisht CEO Alejandro Agag, dhe nga ABB, sponsori i kampionatit të Formula E, në konferencën për shtyp të mbajtur nga përfaqësuesit dhe prodhuesit e makinave që do të marrin pjesë në kampionatin e Formula E.

Për herë të parë, dizajni i makinës u projektua nga FIA, të cilët mblodhën së bashku projektuesit dhe inxhinierët më të mirë për të bashkëpunuar dhe për të krijuar FIA Formula E Gen2.
Makina ka një identitet unik – duke mos u vendosur as në kategorinë standarde ose prototip, krijon hapësirën e vet në panoramën e makinave elektrike.
Veçoritë teknike janë konfirmuar gjithashtu, duke demonstruar që kjo makinë e gjeneratës së re ka një performancë dhe eficencë shumë më të mirë. Duket qartë progresi duke parë 4 vitet e ekzistencës së Formula E.
Maksimumi i fuqisë tani është 250 kW, me një rritje prej 50 kW që do të çonin përshpejtimin nga 0-10 km/h nga 3 sekonda në 2.8 dhe një potencial për të kapur shpejtësinë maksimale 280 km/h.
Gen2 gjithashtu përmban gomat MICHELIN Pilot Sport, të përshtatshme për të gjitha kushtet klimaterike, të projektuara specifikisht për kërkesat e makinave elektrike. Jo vetëm më të lehta se gomat e mëparshme, por gjithashtu njihen edhe për lower rolling resistance dhe një dizajni të ri.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt tha: “FIA Formula E Gen2 duket me të vërtetë si një makinë e së ardhmes. Përparimi që kemi bërë gjatë këtyre katër viteve është me të vërtetë inkurajues, kemi arritur të rrisim fuqinë e makinës, i gjithë ky rezultat është fryti i një pune të madhe. Me mbështetjen e kaq shumë partnerëve, Formula E do të vazhdojë të nxisë zhvillimin e teknologjisë së makinave elektrike dhe të promovojë stabilitet të automjeteve në shumë qytete të botës”.

Themeluesi dhe CEO i Formula E, Alejandro Agag, shtoi: “Kjo është hera ime e parë që e shoh automjetin nga afër dhe duket edhe më i bukur sesa në letër. Nëse do të tërhiqja një makinë garash nga zero dhe të hidhja themelet për një makinë të bukur, përfundimi do të ishte dizajni që ne kemi tani. Jo vetëm që të josh, por edhe performanca dhe progresi është i jashtëzakonshëm duke marrë parasysh se automjeti është zhvilluar vetëm në 4 vite. Dua të shpreh falënderimet e mia për FIA-n dhe presidentin e saj, Jean Todt për punën dhe mbështetjen që dhanë për të bërë realitet projektin e makinës tonë Gen2. Ky model dallon nga çdo tjetër makinë të Formula E në aspektin vizual dhe atë motorik. Kur njerëzit të shohin këtë makinë të gjithë do të thonë se Formula E është e ardhmja”.