Daniel Abt lë pas zhgënjimin në garën e Hong Kong-ut dhe arrin fitoren e parë në Formula E. Ai është piloti i parë gjerman që fiton një garë duke regjistruar fitoren e parë për Audi-n në këtë kampionat.

Mexico City (3 mars 2018) – Daniel Abt rrëmben fitoren e tij të parë në kampionatin ABB FIA Formula E në Mexico City, duke i dhënë fund mungesës së gjatë të fitores nga ana e një gjermani në garën e makinave elektrike.

Pas fitores së mohuar për shkak të një shkeljeje teknike në garën e Hong Kong, Abt tani është fitues i një gare të Formula E dhe piloti i parë gjerman që arrin këtë rezultat në 38 gara. Rezultati i arritur përpara tifozëve të zjarrtë meksikanë shënon gjithashtu edhe fitoren e parë për Audi-n si një skuderi në këtë garë.

Abt përparoi në pistë gjatë fazës së hershme të garës duke u renditur në vendin e pestë dhe pas qëndrimit në pit-stop u pozicionua në vendin e parë.

Daniel u afrua me Sebastien Buemi, të cilin e kaloi lehtësisht sepse pilot i Renault u detyrua të merrte një kthesë të gjerë gjatë parakalimit.

Ndërsa makinat vendoseshin në garazhet përkatëse, Abt kishte mbyllur hendekun ndaj Oliver Turvey dhe u pozicionua në vendin e parë duke kaluar kështu edhe pilotin e NIO. Turvey, i cili që prej vitit të kaluar dukej i vendosur për të fituar në Meksikë, por u detyrua të tërhiqej nga gara për shkak të një problemi teknik. Megjithatë, Abt u tregua më i shpejtë se rivali i tij i afërt duke parakaluar Turvey-n, për t’u pozicionuar i pari.

Me një rrugë të qartë përpara, Abt ndodhej në një pozitë të qetë ndërsa pilotët pas tij “luftuan” deri në fund për një vend në podium. Buemi ushtroi presion kundrejt Turvey-in gjatë fundit të garës por pa arritur ta kalojë, duke bërë që Turvey të konsolidojë vendin e dytë dhe të pozicionohet në podium.

Buemi, kampioni i sezonit 2015/2016 tregoi një ruajtje të formës duke u pozicionuar në vendin e tretë ne podium, në të njëjtin vend që përfundoi edhe në garën e Marrakesh-it.

Një tjetër pilot që shfaqi formë të qëndrueshme ishte Nelson Piquet Jr, i cili u pozicionua në vendin e katërt, duke ju afruar vendit të 3-të me ekipin e tij të ri Panasonic Jaguar Racing. Është hera e tretë që Piquet pozicionohet në vendin e katërt këtë sezon.

Kryesuesi i kampionatit, Jean-Eric Vergne nuk mundi të përsëriste formën e treguar në Santiago duke u mjaftuar me vendin e pestë. Megjithatë, me Rosenqvist dhe Bird që nuk arritën të bënin një paraqitje të mirë, Vergne e sheh veten 12 pikë larg pilotit të Mahindra Racing.

Mitch Evans shtoi pikët e Jaguar duke u pozicionuar në vendin e gjashtë dhe me anë të këtij pozicioni e rendit ekipin e Jaguar në vendin e tretë, pozicioni i tyre më i lartë deri më sot.

Antonio Felix da Costa renditet pas Evans megjithëse u nis i katërti, ndërsa Edoardo Mortara la një përshtypje mbresëlënëse pasi e nisi garën në vendin e 18-të dhe e përfundoi në të 8-in.

Kampioni në fuqi, Lucas di Grassi, arriti të merrte pikët e tij të para të sezonit i nisur nga vendi i fundit. Edhe pse të gjitha shanset ishin kundër tij dhe me një dënim prej 5 sekondash gjatë garës, di Grassi arriti me vështirësi të kapte vendin e nëntë.

Piloti i DS Virgin Racing, Alex Lynn zuri vendin e 10-të, pozicioni i fundit në zonën e pikëve.

Fansave nuk do ju duhet të presin shumë për garën e ardhshme të makinave elektrike të Formula E, duke u rikthyer për garën tjetër në brigjet e Punta del Este në Uruguaj më 17 mars, garë e vlefshme për raundin e gjashtë të kampionatit ABB FIA Formula E.

Daniel Abt, piloti i Audi Sport ABT Schaeffler, deklaroi: “Kemi ardhur këtu duke e ditur se kemi  një makinë shumë të shpejtë dhe 12 pikë në total në ekip. Në Formula E, çdo gjë është e mundur, prandaj duhet të jesh i fokusuar pas çdo xhiroje. Mekanikët e ekipit ishin shumë të shpejtë sot dhe sinqerisht nuk e di si ishin në gjendje të bënin këtë performancë por ata ishin çelësi i fitores dhe u jam shumë mirënjohës për këtë. Ne nuk u dorëzuam, vazhduam të besonim dhe sot ishte një ditë fantastike. Por ne kemi parë që Formula E është e paparashikueshme, ne e pamë atë me Felix dhe duhet të vazhdojmë të japim më të mirën. Jam shumë krenar për ekipin. Ka qenë një ditë e mrekullueshme”.

Oliver Turvey, piloti i NIO Formula E Team, tha: “Vitin e kaluar ishte me të vërtetë e vështirë – kemi pasur pozitë të mirë dhe pastaj kemi hasur probleme kur isha në krye. Sot, e dija që do ishim të qetë të mbanim ritmin për të qenë sfidues për vendet e para. Isha shumë i qetë në fillim dhe isha në gjendje të shkëputesha nga Sebastien. Isha i sigurt se do të përpiqesha të mbrohesha dhe e pashë atë të afrohej së tepërmi. Ishte një garë e vështirë, por unë jam shumë i kënaqur që arrita podiumin e parë për ekipin”.

Sebastien Buemi, piloti i Renault e.dams, shtoi: “Pjesa e parë e garës ishte më e vështirë për mua, por pas në pjesën e dytë kam qenë shumë më i shpejtë. E dija që Daniel ishte shumë më përpara, kështu që po merrja kohë për të kaluar Oliverin duke pritur deri sa ai të kishte probleme me energjinë sepse është vërtet e vështirë të parakalosh në këtë pistë. Unë nuk e konsideroj veten në garë për fitimin e kampionatit, sepse nuk jam shumë i shpejtë, por jam shumë i lumtur sepse ky është podiumi i 20-të në Formula E për mua dhe në të njëjtën kohë kemi marrë pikë të rëndësishme për skuadrën”.