Gjashtë orë gjumë gjatë natës nuk janë aspak të mjaftueshme…

2018-03-21T14:26:55+00:00 19 Shkurt, 2017 12:09|Kategoritë: Komunitet, Si t'i bëjmë gjërat|

Të rriturit duhet të flenë të paktën shtatë orë në natë, nëse duan të zotërojnë shëndet të mirë. Mungesa e gjumit, në fakt, rrit rrezikun për të shtuar në peshë dhe zhvilluar diabetin si dhe sëmundjet e zemrës. Kjo është deklarata që vjen nga një ekip prej 15 ekspertësh, nga universitete të ndryshme amerikane, të koordinuara nga Nathaniel F. Ëatson, kryetar i Akademisë Amerikane të Mjekësisë (AASM).
Gjatë hulumtimit, autorët analizuan rezultatet e më shumë se 5.300 studimeve shkencore që kishin ekzaminuar marrëdhëniet mes gjumit dhe shëndetit. Pas një hetimi, ata gjetën se sa më shumë të flini, aq më në formë jeni. Në fakt nuk është identifikuar, një kufi mbi të cilin pot ë flini ka gjasa t’juu dëmtojë. Në të kundërtën, mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore. Për të rriturit, më pak se 7 orë në natë rrit shanset për obezitet dhe për të zhvilluar diabet dhe sëmundje kardiake.
“Pikëpamja jonë është që të flemë gjashtë orë në natë ose më pak nuk është e mjaftueshme për ti mbajtur të rriturit në shëndet dhe siguri -vëzhgon Nathaniel F. Ëatson – por shtatë ose më shumë gjumë në natë pa dyshim i ndihmojnë të rriturit të posedojnë një shëndet të mirës’.
Në shkurt, Fondacioni Kombëtar i SHBA ka botuar ‘Udhëzimet në lidhje me sasinë e gjumit të nevojshëm në çdo fazë të jetës njerëzore’, që i rekomandojmë të rriturve flenë të paktën shtatë orë në natë. Megjithatë, ndërsa udhëzimet sugjerojnë të mos i kaloni nëntë orët gjum, ky studim nuk vë kufij ndaj një cështje të tillë. Sipas Aasm, nëse keni nevojë, edhe pak më shumë gjum nuk bën aspak ke