Kostoja e përdorimit të drogërave, pijeve alkoolike dhe cigareve u rrit më shumë vitin e kaluar, teksa shumica e vendeve në botë kanë rritur shpenzimet për këto kategori të konsideruara “vese”. Sipas Indeksit Global të Vesit sipas Bloomberg, Shqipëria ndodhet e parafundit në Europë, para Rusisë dhe e treta më me pak kosto në botë për këto produkte, pas Ganës, krahasuar me pagën e tyre mujore. Kryeson SHBA, amerikanët paguanin më shumë se 200 dollarë për një shportë të të ashtuquajturve ‘mallrat e vesit’ në vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2016. Indeksi krahason pjesën e të ardhurave të nevojshme për të mbajtur një zakon javor të përdorimit të cigareve, alkoolit, marihuanës, amfetaminëve, kokainës dhe opioideve në më shumë se 100 vende. Eshtë llogaritur kështu se duhet më shumë se një të tretën e pagës mesatare javore, në më shumë se tre të katërtat e ekonomive të gjurmuara, tregon indeksi.
Në rajon, më shtrenjtë kushton në Kroaci, e renditur e 51 në botë, ndjekur nga Mali i Zi, në vendin e 58, Maqedonia në të 62-tën. Ndërsa Shqipëria renditet e 73 në listën me 75 shtete të studiuara.

Matësi është thjesht një tregues ekonomik, jo një gjykim për moralin ose ligjshmërinë. As nuk ndjek rrugën e fatit, prostitucionin apo aktivitete të tjera të paligjshme.
Shpenzimet për produktet e tilla janë më të pakta në Luksemburg, ku kostoja arrin në më pak se 10 përqind të pagës mesatare javore prej 2,071 dollar, e cila është më e larta në botë. Bahamas, Zvicra, Islanda dhe Franca renditen tek pesë të parat për përballueshmërinë.

Në të kundërt, ukrainasit duhet të shpenzojnë 13 herë pagën e tyre javore për të njëjtën shportë, duke e bërë atë një nga vendet më të kushtueshme për ata që bëjnë jetë të tillë me ‘vese’. Pakistani, Nepali dhe Burkina Faso gjithashtu konsiderohen me çmime më të larta.

Treguesi i indeksit përdor çmimet e SHBA si pikë referimi globale. Në 54 për qind të pagës, ose 617 dollarë, SHBA u rendit e 38 në aspektin e përballueshmërisë, krahasuar me vendin e 17 të një vit më parë.

Indeksi i Bloomberg vrojtoi çmimet e:

Një pako cigare, popullore dhe premium
Një shishe me pije alkoolike duke përfshirë birrë, verë dhe pije alkoolike
Një gram stimulantësh të tipit amfetaminë, përfshirë methamphetamine dhe / ose ekstazë
Një gram kanabis, përfshirë hashash marihuanë dhe / ose vajin e kanabisit
Një gram kokainë
Një gram opioidesh, duke përfshirë heroinën dhe / ose opiumin.

Të dhënat e tjera janë marrë nga OKB, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.