Keni nevojë për pak frymëzim në lidhje me destinacionin tuaj të radhës? Instagram-i ju vjen në ndihmë.

Më shumë se 200,000 ndjekës në Instagram postojnë foto nga udhëtimet e tyre të ndryshme, vende të cilat edhe mund t’i keni vizituar, por në rast se jo, atëherë ato mund të jenë destinacionet tuaja të radhës. Më poshtë do të njiheni me 4 prej destinacioneve më të vizituara dhe me numrin më të madh të postimeve në Instagram…

4. Bora Bora, Polinezia Franceze

Bora Bora, ishulli vullkanik në Polinezinë franceze, është një prej destinacioneve më të preferuara…

Shpatet tropikale, luginat që janë të mbuluara nga gjelbërimi, plazhet me rërë të bardhë, ujërat e kristalta dhe shumëllojshmëria e botës shtazore e bëjnë destinacionin e Bora Borës një ndër më të pëlqyerat nga një numër i madh turistësh anembanë botës. Bora Bora është parajsë për romantikët në të cilën gjenden disa prej rezorteve më të bukura në botë, ideale për muajin e mjaltit. Bora Bora është edhe një prej destinacioneve më të preferuara për të gjithë të pasionuarit e zhytjeve nënujore.

3. Bali, Indonezi

Bali është një ishull në Indonezi, i njohur për malet e tij vullkanike, sportin e surf-it të klasit botëror, sportin e zhytjeve në një botë shumë të pasur nënujore dhe qetesinë që të falin kurset e ndryshme të meditimit dhe të jogës.

Bali ka një kulturë shumë të pasur, njerëz miqësorë dhe shumë për t’i ofruar vizitorëve të saj.

2. Venecia, Itali

Venecia “Qyteti i Urave”, një prej destinacioneve më të parapëlqyera nga çiftet e dashuruara dhe një prej qyteteve më frymëzuese për artistët e ditëve të sotme.

Qyteti italian i Venedikut është ndërtuar mbi më shumë se 100 ishuj të vegjël, të cilat lidhen me njëri-tjetrin me mbi 400 ura. Rrugët e saj përgjatë kanaleve dredha-dredha të veshura me ndërtesa historike janë magjepsëse për këdo që i viziton.

Nëse nuk keni qenë në këtë qytet, atëherë ai duhet të jetë një prej zgjedhjeve të para të destinacioneve në listën tuaj të pushimeve.

1. Chiang Mai, Tajlandë

Chiang Mai është një qytet në veri të Tajlandës. Është shtëpia e qindra tempujve budistë dhe qendra e saj antike me mbetje të mureve tregon për të kaluarën e këtij qyteti si një qendër kulturore dhe fetare shumë e zhvilluar.

Rrethuar nga malet dhe fshatrat e shumtë, Chiang Mai ka më shumë gjelbërim dhe të ofron qetësi dhe më shumë clodhje se Bankoku, kryeqyteti i Tajlandës, prandaj edhe është një prej desitnacioneve më të pelqyera nga turistët.

Një prej vendeve më të frekuentuara nga turistët është edhe Parku me elefantë.