Jessica Alba interpreton rolin e një vrasëseje në filmin e saj më të fundit dhe nëpërmjet Instagram-it aktorja ka treguar se nuk ka nevojë për dublante për xhirimin e skenave më të rrezikshme. Së bashku me aktoren e re Hailee Steinfeld, Alba tregoi elasticitet e varur në një litar. Filmi me titull ‘Barely Lethal’ tregon historinë e një vrasëseje adoleshente (Steinfeld) e cila shtiret si e vdekur për t’i shpëtuar punëdhënësve të saj e për të nisur një jetë të re si nxënëse gjimnazi. ‘Barely Lethal’ ka regjinë e Kyle Newman dhe skenarin e John D’Arco.