Një nga veset ‘më agresivë’që kanë një pjesë e madhe njerëzish në mëngjes është pikërisht kafeja. Janë të panumërt rastet kur dëgjojmë miqtë, shokët, të afërm dhe njerëz të tjerë, të cilët shprehen e kanë të pamundur ta nisin ditën nëse nuk kanë konsumuar kafen e mëngjesit. Apo ka nga ata që ankohen për dhimbje koke, këputje, lodhje dhe mungesë energjie, nëse nuk e pijnë në kohën e caktuar atë. Por kur vjen fjala tek studiuesit, ata kanë një tjetër përgjigje për vesin e kafesë së mëngjesit.

Në fakt ata shprehen se kafeja e mëngjesit është shumë më mirë të pihet rreth orës 10 dhe jo më herët, sikundër bëjnë shumica me pretksin për të hapur sytë. Sipas studimeve nëse kafeja pihet në orën 10 kafeina do të ketë efekte më të dukshme duke ju zgjuar dhe shtuar energjitë. Ndërsa konsumimi I mëherëshëm I saj, në harkun kohor 80:00 –90:00 të mëngjesit është i panevojshëm për shkak të kortizonit, i cili çlirohet në trupin tonë në mëngjes, dhe vepron vetë si një kafeinë natyrale pa pasur nevojë për stimuj të jashtëm.