Për modelet që sapo kanë filluar karrierën ajo është një idhull për t’u kopjuar. Kate Moss është londinezja 38 vjeçare e cila ka 24 vite që qëndron në krye të modës. Me tiparet perfekte dhe me gjatësinë modeste ajo e ka prekur modën që e vogël. Jeta e supermodeles, lidhja e veçantë me vajzën e saj dhe momente nga e përditshmja e Moss

Një nga supermodelet më të famshme. Ajo është Kate Moss. Supermodelja ka lindur në Addiscombe, Croydon, Londër. Prindërit e saj u divorcuan kur ajo ishte vetëm 13. Në shkollë nuk dallohej për rezultate por në sporte ishte gjithmonë e para. 38 vjeçarja e cila ka bërë për vetë çdo biznes mode duke e lançuar atë të parën në reklamimin e imazheve dhe produkteve. Ajo përfundoi një epokë dhe më pas filloi një tjetër. Ka diçka të veçantë rreth saj. Njeh shumë persona por nuk di gjithçka. Por në jetën e saj si në karrierë dhe dashuri ia ka dalë falë inteligjencës së lindur.

Çfarë e bën Kate modelen e veçantë dhe të paguar aq shumë? Ajo sfidoi modelet më të gjata të Amazonës të cilat kishin një gjatësi deri në 1.80m. Dhe më e çuditshmja rreth saj është gjatësia prej 1.68 m. Ato ishin të gjata me vithe dhe gjoks të madh derisa në industrinë e modës shfaqet 14 vjeçarja me tiparet e rralla, sytë jeshil dhe mollëzat e një londinezeje bionde.

Kate për një kohë të gjatë e ka vuajtur suksesin e madh të një supermodeleje. Asaj i është dashur të shndërrohet në një manekinë e të vuajë madje dhe nga anoreksia. Por askush nuk mund ta besonte se do të vuante një sëmundje të tillë pasi format trupore ishin perfekte duke mos treguar asnjë dobësi apo gjendje jo të mirë shëndetësore. Kate është adoptuar nga klubi i madh i modeleve që drejtohej nga kompania e Christy dhe Naomi. Që atëherë ajo ka qenë një nga të parat duke pozuar për Calvin Klein, Gucci, Rimmel, Channel apo Bulgari. Që prej njëzet vitesh është një nga modelet më të suksseshme. Ajo është e zgjuar, bën humor dhe madje shumë e edukuar. Ka sjelljen e duhur. Nuk ka pasur lidhje me persona të rastësishëm si ngarësit e Formula Unos. Kate ka një vajzë 10 vjeçe të quajtur Lila Grace Moss Hack. Ajo është e martuar me Jamie Hince në vitin 2011.

Intervista

Jeni një nga modelet më të paguara? Modelimi ka qenë gjithmonë ëndrra jote? 

Kam qenë vetëm 14 vjeçe kur fillova të merresha me modelim. Në fund të ditës së parë kur fillova të merresha me këtë gjë mbaj mend që mamaja më tha: – “Nëse do të merresh me modelim, vazhdo vetë sepse nuk kam ndërmend të sorrollatem gjithë ditën me ty nëpër Londër. Është një makth i vërtetë!”. Tani që e mendoj them se kam zgjedhur rrugën e duhur pasi kam realizuar ëndrrën time edhe pse për ta ndjekur atë më është dashur të stërlodhem.

Nëse nuk do të ishe modele çfarë do doje të bëjë në jetë?

Në çdo mënyrë do isha bërë vetëm modele. Në fakt nuk kam pasur anjëherë interes në shkollë. Ndonjëherë më vjen keq por kjo jam unë. Nuk kam qenë asnjëherë akademike. Mbaj mend që shumë orë të mësimit i lija. Do doja të kisha qenë një frekuentuese më e rregullt.

Ndihesh më mirë në Angli apo Amerikë?

Jam ndjerë mirë kudo ku kam pozuar dhe modeluar. Por gjatë gjithë historisë së jetës sime si modele e kam bërë me qindra herë rrugën nga Londra në Amerikë dhe e kundërta. Vizitat në këto vende nuk kanë qenë tjetër veçse punë e gjatë dhe pa pushim.

Të lodh puna si modele? Ke mërzitur ndonjëherë njerëz për shkak të saj?  

Po sigurisht. Çdo punë të lodh dhe të bën që të acarohesh me njerëzit të cilët ndodhen aty pranë teje. Do t’i kërkoja falje të gjithë atyre që i kam zhgënjyer me sjelljen time në raste të caktuara. Sjellja ime shpesh ka lënë për të dëshiruar në familje, shoqëri, kolegë etj. Besoj se më falet gjithsesi.

Po në jetën e përditshme sa e ndjek modën?

Të them të drejtën nuk është se jam e fiksuar pas saj. Madje do të thoja që jam shumë e çrregullt. Nuk kam kohë të kombinoj apo vesh gjëra ekstravagante apo klasike siç do të bënte një super modele. Në jetën e përditshme modën nuk e mendoj aspak.

Megjithatë veshjet dhe rrobat të pëlqejnë?

Po më pëlqejnë rrobat, por vështirë se shkoj për shopping. Asnjëherë do të thoja!

Dhe si i gjen rrobat që do atëherë?

Kur dal për diçka tjetër dhe rastësisht shoh ndonjë gjë. Nëse më pëlqen e marr. Madje më pëlqen të ble ndonjëherë edhe të dyqanet me rroba të përdorura.

Po vajza sa të ngjan në këtë aspekt?

Ajo po, është e fiksuar pas veshjeve të bukura. Tani është vetëm gjashtë vjeç por shpesh dëshiron që të veshë rrobat e mia, (qesh). Kam filuar që tani t’ia ruaj disa nga veshjet që ajo pëlqen më tepër. Ndonjëherë i bëj “shantazh”. “Mos ha darkë dhe do t’i fal të gjitha rrobat që kam. Nëse shëndoshesh nuk do të bëjnë rrobat e mia”. Por ajo e dashuron modën dhe besoj se do të sakrifikojë pak për të.

Po ti si e ruan të njëjtën masë trupore?

Nuk e di. Mendoj se është më shumë gjenetike. Kjo është gjë shumë e mirë për mua sepse palestra dhe gjimanstika nuk është në listën e gjërave të preferuara.

Çfarë të pëlqen më tepër në të qenurit modele sidomos kaq e famshme?

Gjithçka që bëj. Ndihem e lirë në këtë lloj biznesi. Më pëlqen edhe të krijoj vetë gjë të cilën e bëj herë pas here. Më pëlqen të bëj imazhe të mia personale të cilat deri tani kam bërë shumë. Dua të jem krijuese e punëve të mia. Por më pëlqen fakti që nuk kam shumë kohë dhe nuk shkoj dot në festat që do doja.

Ke takuar personazhe të famshëm që të kanë lënë mbresë?

Kam dashur të takoj gjithmonë Bob Dylan të cilin e kam takuar për vetëm 15 minuta. I dhamë duart njëri tjetrit dhe mua m’u morën mendtë. Aq e emocionuar isha. Takim i paharrueshëm ka qenë dhe ai me Frank Sinatra. Ai kishte ditëlindjen dhe po mbante një koncert të vogël. M’u afrua dhe unë i thashë: “Gëzuar ditëlindjen Frank”,- ndërsa ai më puthi lehtë në buzë duke më kënduar më pas një këngë. Frank do të mbetet një nga personat që unë e adhuroj më tepër dhe pse ai nuk jeton më.