Kina lë mbrapa SHBA-në; Rritet me 242 numri i miliarderëve

2018-02-23T15:34:22+00:00 13 Prill, 2016 16:00|Kategoritë: Para, Tregje|

Për herë të pare numri i miliarderëve në Kinë është më i lartë se numri i miliarderëve në Shtetet e Bashkuara Amerikës, edhe pse rritja ekonomike në ekonominë e dytë më të madhe në botë është ngadalësuar në mënyrë shqetësuese, sikundër njofton AFP.

Tashmë Kina numëron 596 miliarderë, 242 më shumë në krahasim me vitin e kaluar që sikundër deklaron edhe Rupert Hagverf për Harun Raport: “Pavarësisht një ekonomie apatike, kinezët e pasur po sfidojnë duke shënjuar vitin e tyre më të mirë në histori.

Ëáng Jiànlín, është manjati i pasurive të patundshme që ka tejkaluar personin më të pasur në botë, pikërisht themeluesin e “Ali Baba”.

Jiànlín, i cili është themeluesi i konglomeratit “Ëanda”, e ka rritur pasurinë e tij me 50 për qind dhe tani zotëron s34.4 miliardë dollarë.