Kujdes nga letrat e lagura, kanë dhe një të vërtetë tjetër

2018-02-28T08:57:30+00:0013 Prill, 2016 14:24|Kategoritë: Çështje, Komunitet|

Letrat e lagura antibakteriale janë bërë tepër të përdorshme dhe të domosdoshme me premtimin se na ndihmojnë të pastrohemi pa pasur asnjë nevojë për të përdorur ujë.
Por hulumtuesit në Universitetin e Cardiff-it kanë shpjeguar se edhe pse mund të pretendohet se ato janë shumë të dobishme, nuk po japin rezultatin që pritet.
Ata pasi testuan një shumëllojshmëri letrash të tilla,zbuluan se eleminimi i baktereve nga sipërfaqet nuk ishte aspak i madh dhe jo më në përmasat që ne presim. Për më tepër ata vazhdojnë duke deklaruar se ka raste kur këto letra madje i përhapnin bakteriet.
Mjeku kryesor në studim Dr. Michael Spira shpjegoi gjithsesi se ky është një studim i thjeshtë i cili ka nevojë të përsëritet në një shkallë më të gjerë për të siguruar përfundime më të besueshme.
Përveç kësaj, në të shkuarën letrat e lagura, sigurisht që ato të falsifikuarat, kanë shkaktuar probleme të mëdha tek përdoruesit sikundër ishte rasti i një foshnje 6-muajshe që pësoi djegie prej tyre.