Monedha vendase është forcuar sot përkundrejt të gjitha monedhave kryesore të shportës. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot në tregun vendas me 129.15 lekë, rreth 0.19 pikë më pak se një ditë më parë. Euro ka vijuar të mbajë të njëjtën tendencë rënëse me fundin e javës së kaluar, megjithatë pa prekur nivelin më të ulët të javëve që lamë pas.

Edhe dollari amerikan ka vijuar të nënçmohet në vend. Një dollar këmbehet me 104.48 lekë, me 0.38 pikë më pak se fundi i javës së kaluar.

Valutat kanë pësuar rënie. Sot ka qenë afati i fundit i pagesës së TVSH-së, ndërkohë që të premtën është afati i fundit i pagesës së sigurimeve. Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit monedha zhvlerësohet me afrimin e këtyre afateve, duke qenë se bizneset nxitojnë të thyejnë valutën për të shlyer detyrimet.

Forcimi i Euros në tregjet ndërkombëtare ka bërë që dollari të reflektojë rënie në tregun vendas. Të gjitha monedhat kryesore të shportës kanë shënuar rënie, duke qenë se euro është e fortë në bursa dhe i ulët në vend.