Liverpuli fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Mançester Sitit, në fazën çerek finale të Champions League. Ishte ekipi i Guardiolës, që shënoi që në minutën e 3-të të lojës, dhe shpresoi për përmbysje.

Një gol i anuluar në fund të pjesës së parë për Sane, shkaktoi kontestime tek vendasit, por anësori e cilësoi jashtë loje. Gjithsesi, në të dytën, Liverpuli reagoi dhe shënoi plot 2 herë, për të hipotekuar kalimin në gjysmë finale. Vetëm kaq aventura e Guardiolës, që duhet t’i lërë vendin të kuqve të Klop.

Gol: Gabriel Jesus 3′,  Salah 56′ , Firmino 77′