Mexico City E-Prix / Mahindra Racing humbi një betejë, por lufta mbetet e hapur gjatë gjithë sezonit dhe shpirti i ekipit mbetet i pathyeshëm

2018-03-07T12:43:59+00:00 6 Mars, 2018 12:29|Kategoritë: Sport, Të tjera|

3 Mars 2018, Mexico City – Mahindra Racing rikthehet në Mexico City pas një viti, për të tretën herë në garën e Mexico City E-Prix. Megjithëse pista nuk i sjell kujtime të bukura skuderisë, të dy pilotët e saj u treguan të gatshëm për të luftuar për fitimin e garës

Rruga e zymtë që pastrohej gjatë çdo xhiroje e vendosi pilotin gjerman, Nick Heidfeld në vendin e 10-të, edhe pse garën e nisi nga vendi i 8-të për shkak të penalitetit të dy makinave DS-Virgin.

Felix Rosenqvist arriti të jepte një performancë absolutisht elektrizuese duke fituar Pole Position i qetë dhe ishte i vendosur të kontrollonte garën.

Një nisje të qetë pati edhe Felix i cili ishte pozicionuar përpara pistës dhe mbante një distancë të sigurt ndaj NIO-s së shpejtë të Oliver Turvey. Nick Heidfeld u rendit dy pozicione më poshtë  duke u përpjekur të mënjanonte goditjet dhe incidentet që mund ta vendosnin në një pozitë jo të favorshme. Ndërsa makinat filluan të luftonin me njëra-tjetrën, Felix arriti të jetë në krye të kësaj gare dramatike dhe filloi të shkëputej lehtësisht edhe nga makina e vendit të dytë. Megjithatë, në xhiron e 15, makina e Felix u ngadalësua nga një ndalesë, e shkaktuar nga një problem i Battery Management System. Gjatë disa problemeve të hasura në xhirot e fundit, suedezi vendosi të ndërrojë makinën në mënyrë që të vazhdonte garën e tij me një set të ri gomash. Megjithatë, me ndalesat e hershme që kryheshin për të ruajtur energjitë, përpjekja për të vazhduar me atë makinë ishte e pakuptimtë, kështu që ekipi vendosi të tërhiqte makinën.

Pas disa xhirove dhe qëndrimit rutinë në pit-stop, makina e Heidfeld filloi të shfaqte probleme mekanike duke e detyruar gjermanin të ndalonte disa herë, por edhe makina tjetër nuk arriti të kishte një performancë të lartë.

E vetmja mënyrë për të ecur përpara ishte gjetja e problemit për të dy pilotët, rregullimi i makinës dhe kthimi në pistë i Mahindra Racing.

Drejtuesi i skuderisë & CEO Dilbagh Gill deklaroi: “Një ditë zhgënjyese për ne, e nisëm nga pole position dhe kishim një pozicion komod në garë. Për fat të keq, një pjese e rëndësishme e makinës, si bateria nuk funksionoi në makinën e Felix, por gjithsesi mbetemi pozitivë që kemi një makinë fituese”.

Nick Heidfeld tha: “Nuk ishte fillimi më i mirë i garës, u përpoqëm të mos bënim asgjë të çmendur në gjysmën e parë të garës. Pas pit-stopit, makina ishte në gjendje të mirë dhe kisha hapësirën time për të arritur disa pozicione, por për fat të keq, kisha një problem teknik me makinën dhe nuk mund të bëja asgjë tjetër përveçse të tërhiqesha nga gara”.

Felix Rosenqvist shtoi: “Ishte një nga ato ditët e rralla ku mund të them se ishte një e shtunë e përsosur. Nga fillimi i sesionit të provave të lira e deri te provat zyrtare. Isha në vend të parë, rreth 3 sekonda distancë me ndjekësit dhe gjithçka po ecte mjaft mirë. Ishte gjithçka shumë mirë për të qenë e vërtetë, por çështja nuk ishte në duart tona. Ne duhet të ecim përpara, dhe të mendojmë si të përmirësohemi për të luftuar për kreun në garat e ardhshme”.