Japonia është sushi. Japonia është Sony, Nikon, Nintendo. Japonia është çelja e luleve të qershisë. Por përveç brandeve të ndryshme që eksporton Japonia në të gjithë botën, ju do të gjeni në të edhe një kulturë shumë të pasur dhe një shumëllojshmëri vendesh marramendëse për t’u vizituar.

Tokio – një megaqytet

Tokio është një prej qyteteve me numrin më të lartë të vizitorëve në botë. Ky metropol gjigant me rreth 40 milionë banorë dallohet për qiellgërvishtëset e tij të shumta, për ndriçimin tejet të madh në sajë të dritave të shumta, por përveç tyre ai ka një histori shumë të pasur.

Fuji madhështor

Nëse përmend Japoninë, nuk mund të mos përmendësh Fujin madhështor, që është edhe pika më e lartë e vendit, rreth 3,776 metra mbi nivelin e detit, me një numër turistësh rreth 500,000 në vit.

Pallati i Perandorit

Këtu ju mund të vizitoni Pallatin e Perandorit të Japonisë, një prej vendeve me numrin më të madh të turistëve për shkak të kuriozitetit shumë të madh që kanë për ta parë. I rrethuar me parqe të shumta të ruajtura me fanatizëm sipas stilit të shekullit të 17, kjo është një nga gjërat që kurrsesi s’mund të lihen pa u parë në Japoni. Edhe pse pjesa më e madhe e tij qëndron e mbyllur për publikun, ju nuk duhet të ndikoheni nga një fakt i tillë sepse shumë ngjitur Pallatit të Perandorit ndodhet Ura Nijubashi ose e njohur ndryshe si Ura Dyshe, për shkak të reflektimit të saj në ujë.

Parku në kujtim të të rënëve nga Hiroshima

Ky park në të cilin ka mbetur vetëm një ndërtesë e vetme pas bombës së Hiroshimës, vizitohet nga afërsisht 1 milion njerëz çdo vit.

Kyoto dhe hitoria e tij

Ky është një prej qyteteve më të vizituara në Japoni, me afërsisht 10 milionë turistë në vit. Ky qytet konsiderohet si një prej qendrave më të rëndësishme të kulturës japoneze. Këtu mund të vizitoni Pallatin Kyoto, Pallatin e artë, kështjellën Nijo dhe parqet e tejmbushura me pemë bambuje.

Ishulli i Miyajima

Vetëm disa milje larg parkut në nder të rënëve të Hiroshimës ndodhet ishulli Miyajima. Një nga gjërat që nuk mund të lihen pa u vizituar këtu është Tempulli Shinto, kushtuar vajzës së princeshës së erës, Susanoo. Vetëm një pjesë shumë e vogël e këtij vendi të shenjtë del mbi ujë, e cila është siguruar me anë të disa shtyllave prej betoni.

Gjithashtu nëse vendosni të vizitoni Japoninë ju nuk mund të lini pa vizituar edhe Hisin-qytetin tempull, kështjellën Osaka, Parkun kombëtar Ch?bu-Sangaku, Alpet japoneze, tempullin Atsusta në qytetin e Nagoyas, kështjellën Fukuok, etj.