Ka disa produkte të cilat jo vetëm pastrojnë lëkurën, e hidratojnë dhe i japin asaj shkëlqim, por gjithashtu mund ta ndihmojnë duke i atë edhe duke i ngrënë.

Një grup ushqimesh pastrojnë në thellësi, hidratojnë dhe e freskojnë lëkurën duke e bërë atë më rinore. Në të njëjtën kohë, mund t’i përdorësh edhe si maska për fytyrën. Merri të gjitha vlerat ushqimore nga jashtë dhe futi në lëkurë.

Ja cilat janë ato :

E bardha e vezës

Vezët janë plot me proteina, vitaminë B, kalcium dhe Omega 3, acide yndyrore të domosdoshme për të ruajtur lëkurën të re e të freskët.

Mund ta përdorni edhe si maskë, një herë në javë duke i shtuar vetëm disa pika limoni. Pastron poret, redukton yndyrën e tepërt, por edhe i jep shkëlqim lëkurës dhe flokëve.

Kosi

Është një nga variantet më të mira gjatë verës, sepse është shumë i freskët, i pasur me kalcium, zink dhe ?’është më e rëndësishmja, me ezima mikrobakteriale, të cilat ndihmojnë organizmin të jetë në gjendje të mirë fizike. Këto dy produkte të bardha mund të të ndihmojë gjithashtu edhe për të krijuar maska së bashku (kosi dhe e bardha e vezës) për fytyrën.

Mjalti

Mjalti është më shumë se thjeshtë i ëmbël. Është një prej superushqimeve të njohura për mbrojtjen antibiotike dhe antibakteriale. I pasur me antioksidantë, enzima natyrale dhe shumë vlera të tjera ushqimore. Shërben jo vetëm si një ushqyes mjaft i mirë për lëkurën, por njëkohësisht edhe si scrub. Duke e përdorur vazhdimisht do të thotë lëkurë e pastër, por edhe imunitet më i fortë.

Papaya

Njihet ndryshe edhe si “fruti i engjëjve” nga Kristofor Kolombi, i cili e konsumonte këtë frut dhe numëronte disa nga të mirat e tij. Një antiinflamator i shkëlqyer, hidratues dhe mbrojtës i sistemit imunitar, i pasur me antioksidantë, vitamina C dhe A, dhe enzima natyrale që ushqejnë lëkurën, pastrojnë dhe rrisin elasticitetin.

Përdoreni si maskë fytyre për 15 minuta dhe do të vëreni ndryshime të menjëhershme.