Qëndrimi ulur gjatë, ja rreziqet dhe si mund t’i eleminoni

2018-02-28T14:03:20+00:00 12 Korrik, 2016 11:13|Kategoritë: Komunitet, Si t'i bëjmë gjërat|

Të qëndruarit ulur për periudha të gjata kohore shpesh është i pashmangshëm dhe kjo mund të shkaktojë probleme me shëndetin. Këtyre problemeve i shtohet edhe mungesa e aktivitetit fizik.

Të tilla mund të jenë rreziqet nga sëmundjet kronike siç janë perimetri i madh i belit (i cili është i ndërlidhur me sistemin kardiovaskular), niveli i lartë i sheqerit, insulinës dhe yndyrës në gjak.

Qëndrimi ulur për kohë të gjatë rrit rrezikun ndaj disa llojeve të kancerit si dhe probelemet me boshtin e kurrizit.

Ndërlidhje e dëmshme e qëndrimit të tëpruar ulur është vërejtur edhe tek personat të cilët nuk kanë aktivitet fizik ditor.

Një studim amerikan mbi 240.000 pjesëmarrës tregoi se tek ata të cilët raportojnë nivele të larta të pjesëmarrjes në aktivitete fizike (7 orë në javë), por që shikojnë televizion për 7 ose më shumë orë në javë, kanë 50% më shumë gjasa që të vdesin nga shkaqet e përgjithshme dhe kanë 2 herë më shumë gjasa të vdesin nga problemet kardiovaskulare në krahasim me ata të cilët e bëjnë sasinë e njëjtë të aktivitetit fizik por shohin televizion vetëm 1 orë në ditë.

Ndërsa një institut nga Australia i cili ishte hartues i hulumtimit Australian Diabetes, Obesity, and Lifestyle Study bëri një përllogaritje ku, pas moshës 25 vjeçare, secila orë e shpenzuar duke shikuar televizion e shkurton jetëgjatësinë e atij individi për rreth 22 minuta, efekt ky i cili është i përafërt me rreziqet që kanosen nga obeziteti.
Ata monitoruan efektet në metabolizmin e pjesëmarrësve, të qëndrimit ulur për rreth 17 orë kundrejt atyre të cilët qëndruan për vetëm 6 orë në ditë.

Koha e mbetur nga gjithsej 18 orët në dispozicion ishte llogaritur si qëndrim në këmbë apo ecje e lehtë.

Rezultatet treguan se ata të cilët qëndruan për periudha të gjata ulur kishin ndryshime të dëmshme në vlerat e ndjeshmërisë së insulinës në gjak në krahasim me grupin tjetër. Ky studim vërteton se mjafton nivel shumë i ulët i aktivitetit (qoftë edhe qëndrimi në këmbë) për të përfituar në aspektin shëndetësor dhe për t’i menjanuar dëmët që shkaktohen nga stili sedentar i jetës.

TEMAT:FITNESULESET