Lojtarët simbol ekzistojnë ende në kampionatet europiane. Një studim i institutit zviceran CIES zbulon se cilët janë lojtarët që luajnë prej shumë kohësh me të njëjtën skuadër.

Spikat Francesco Totti: më besniku i të gjithëve, i cili prej 24 viteve mban veshur fanellën e Romës. Në renditjen e dhjetë lojtarëve më besnik, gjejmë katër futbollistë që luajnë në Serinë A.

1 – Francesco Totti (Roma) – 24 vite.
2 – John Terry (Chelsea) – 18,5 vite.
3 – Gianluigi Buffon (Juventus) dhe Nicolas Seube (Caen) – 15,5 vite.
5 – Sergio Pellissier (Chievo), Andres Iniesta (Barcelona), Angelo Palombo (Sampdoria) dhe Roman Weidenfeller (Borussia Dortmund) – 14,5 vite.
9 – Xabi Prieto (Real Sociedad), David Garcia (Las Palmas), Loic Perrin (Saint-Etienne) – 13,5 vite.

Për sa u përket kampionateve të tjerë të rëndësishëm duhet të përmendim lojtarët që kanë qëndruar mbi 10 vite tek e njëjta skuadër.

Në Premier League, përveç të sipërpërmendurit John Terry, lojtarët që kanë më shumë se dhjetë sezone me të njëjtën fanellë janë: Wayne Rooney, 12,5 vite tek Manchester United; Theo Walcott, 11 vite tek Arsenal dhe Mark Noble, 10 vite tek West Ham.

Në Kampionatin Spanjoll përmendim: Miguel Flano (Osasuna, 11,5 vite), Sergio Ramos (Real Madrid, 10,5 vite) dhe Bruno Soriano (Villarreal, 10,5 vite).

Në Kampionatin Francez, përveç Nicolas Seube dhe Loic Perrin shtojmë: Pantxi Sirieix (Toulouse, 12,5 vite), Geoffrey Jourdren (Montpellier) dhe Yannick Cahuzac (Bastia) me 11,5 vite, si dhe Romain Danzè që luan tek Rennes (10,5 vite).

Në Bundesligë – Alexander Meier që luan me Eintracht Frankfurt që prej vitit 2004; Philipp Lahm, Bajern Mynih (11,5 vite) i cili ka zyrtarizuar tërheqjen nga futbolli në fund të këtij sezoni; Stefan Kiessling (Bayer Leverkusen) dhe Clemens Fritz (Werder Bremen) – 10,5 vite