Rreth Nesh

Portali www.shqip.al është vazhdim i Revistës “SHQIP” në versionin print dhe i dimensionuar jo vetëm në këtë lloj të konunikimit mediatik por edhe në zhvillimet aktuale të jetës shqiptare duke zgjeruar gamën e informacionit dhe të këndvështrimit.

Në Gusht të vitit 2002, shoqëria “Media Union”, në vijim të aktivitetit të saj në fushën e botimit, publikoi numrin e parë të Revistës “SHQIP”.

Revista “SHQIP” ishte fryt i strategjisë së Media Union, udhëhequr dhe frymëzuar prej një misioni njerëzor, patriotik, integrues dhe bashkëkohor të komunikimit nëpërmjet medias.

Në përputhje me vizionin e “Media Union” portali www.shqip.al është platformë informuese, analitike, edukuese dhe argëtues për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë.

Mënyra se si ne shqiptarët mendojmë dhe veprojmë janë karakteristika që në fund të fundit na përcaktojnë dhe na dallojnë nga të tjerët duke tipizuar bashkësinë shqiptare. Por “SHQIP” nuk është vetëm e Tashmja por dhe e “Shkuara” (çfarë kemi bërë deri tani) si dhe e “Ardhmja” (ku dhe si duam të shkojmë).

Ndaj portali www.shqip.al do të përfshijë në përmbajtjen e tij çdo gjë që ka markën shqip të komunikuar sipas kodeve karakterizuese shqiptare për të përcjellë mesazhe të së vërtetës, nxitëse, kujtuese për të kontribuar në evokimin dhe forcimin e thelbit më pozitiv shqiptar (disa nga këto cilësi në këto kohë duken thjesht si legjenda) si dhe për të mësuar nga eksperiencat e popujve tjerë edhe për të qenë në koherencë dhe për t’u përfshirë në debatin aktual ndërkombëtar.

www.shqip.al është forumi ku shqiptarët mund të hedhin ide e do të debatojnë për të gjitha çështjet që i shqetësojnë ata pa kurrfarë dallimi. Shqip.al, është hapësira virtuale, ku pavarësisht distancave apo vend-ndodhjeve, bashkohen të gjithë shqiptarët.

Media Union sh.p.k është një subjekt që ka aktivitet në fushën e botimit, reklamës dhe kërkimit.

Në fushën e botimit ajo ka 2 revista, revistën Monitor në version print dhe elektronik (monitor.al) në gjuhët shqip dhe anglisht (Monitor është revistë e përjavshme ekonomike në tregun e Shtypit Shqiptar, botuar që në vitin 2000), revistën Shqip në versionin print (nga viti 2002 deri në 2012) dhe në versionin elektronik.