Samsung Electronics Co., Ltd lançoi sot procesorin më të fundit premium të aplikimit (AP), Exynos 9 Series 8895. Ky është seti i parë i çipeve të procesorit më të avancuar Samsung dhe drejtues i industrisë për teknologjinë e procesorëve FinFet 10 nanometër (nm) me një strukturë tranzitori 3D të përmirësuar, e cila mundëson një performancë 27% më të lartë ndërkohë që konsumon 40% më pak energji krahasuar me teknologjinë 14nm.
Exynos 9 Series 8895 është procesori i parë në llojin e tij që ka një modem gigabit LTE, i cili mban pesë porta përçuese, apo 5CA. Ai shpërndan të dhëna të shpejta dhe të qëndrueshme të materialeve deri në një maksimum prej 1 Gbps (Cat.16) downlink me 5CA dhe 150 Mbps (Cat.13) uplink me 2CA.
Exynos 8895 është një proçesor me 8 bërthama (okta-core), i përbërë nga 4 bërthama procesor të gjeneratës së dytë të Samsung për një performancë të përmirësuar dhe efikasitet të energjisë në ndryshim nga 4 bërthamat Cortex-A53. Me teknologjinë Samsung Coherent Interconnect (SCI), procesori i fundit integron një sistem heterogjen arkitekturor, i cili mundëson një informatikë të shpejtë për një gamë të gjerë aplikacionesh si për shembull inteligjencën artificiale dhe të mësuarin e thellë.
Exynos 8895 gjithashtu shpërndan përvojën më të mirë multimedia falë GPU-së së fuqishme dhe codec me mutli-formate (MFC) si dhe përvojën grafike 3D të një niveli tjetër që minimizon gjendjen latente për 4K UHD VR dhe përvojën e lojërave me Mali-G71 GPU të fundit të ARM-s.