Këtu më poshtë do të gjeni metodat natyrale për të pastruar trupin në këtë stinë të vitit.

Duke qënë se pranvera është zyrtarisht e pranishme, është koha të lëmë mënjanë dimrin me të gjithë ngarkesën e tij. Na duhet vetëm të ndjekim ca hapa të thjeshtë si:

Të bëjmë një plan të ri për vaktet: Në pranverë sistemi imunitar është akoma i dobët, kështu që duhet të kemi parasysh të përfshin në dietë ushqime të pasura me vitaminë C, si: kastravecë, karota, domate, ananas, mollë, kungull, selino, qepë të njoma dhe të gjitha frutat dhe perimet e gjelbra. Ky është një kusht ditor.

Të pimë më shumë çajra bimorë: Na duhet ta fillojmë ditën me një filxhan çaj bimor si: nenexhiku, xhenxhefili ose kamomili, duke qënë se kjo përfaqëson mënyrën më të mirë për ta pastruar trupin nga helmet, për të ndihmuar rënien në peshë, por edhe për të rritur nivelin e energjisë. Për më tepër uji me limon është një tjetër alternativë e mirë për mëngjes.

Të përgatisim vetë lëngjet e frutave: Të tilla lëngje kanë veti fantastike në pastrimin e organizmit.

Të pimë më shumë ujë:… të paktën për dy javë duke qënë se ndihmon për të pastruar organizmin dhe ndihmon tretjen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fillim të stinës së pranverës.

Të eksperimentojmë më shumë me sallatat: Ato duhet të jenë në krye të menusë së pranverës.

Të mësojmë të hamëme mendje të kthjellët: Mbi të gjitha, duhet të kemi  kujdes që të mos hamë duke pasur përballë televizorin, telefonin, laptopin etj. Na duhet ta përtypim mirë të gjithë ushqimin në çdo kafshatë duke qënë se kjo ndihmojn për të absorbuar të gjitha vlerat ushqimore nga ushqimi dhe do t’i japë stomakut kohë të mjaftueshme për t’i dhënë sinjal trurit se ndihet i ngopur dhe nuk ka nevojë për tjetër sasi ushqimore.