Zakonet e jetesës së sotme kanë bërë që stresi të jetë i vazhdueshëm. Por përballja e shpeshtë me të shkakton probleme të tilla si ankthi dhe nervozizmi.
Kjo gjendje mund të kontrollohet dhe ka disa mënyra. Ja se si ta ulni atë.

Pagjumësi, fryrje barku dhe stres?
Trupi juaj po ju jep mesazhe. Qeshni me zë të lartë Shumë studime kanë treguar se e qeshura me zë të lartë e rrit energjinë, ulë nivelet e hormoneve të stresit, përmirëson imunitetin dhe largon dhimbjen.

T’i bëni gjërat me orar
Nuk duhet të bëni ushtrime para se të shkoni në shtrat, do të jetë më e vështirë për ju që të bini në gjumë. Ekspertët rekomandojnë që të bëni ushtrime në mëngjes, të tilla si vrapimi ose aerobia, si dhe aktivitete më të lehta gjatë pasdites.

Konsumoni vezë në mëngjes
Sipas ekspertëve, vezët mund të largojnë stresin duke lëshuar “hormonin e ndjenjës së mirë” në trupin tonë.

Bëni një pushim
Nëse mund të pushoni për disa minuta, gjeni një vend të qetë, mbyllni derën, fikeni telefonin dhe bëni ca frymëmarrje të thella.

Kafeina
Ajo është një stimulues që e “detyron” trupin të lëshojë hormonin e stresit, duke iu bërë që të ndjeheni më të stresuar. Për shkak se kafeina vepron si një ilaç, nuk rekomandohet që ta braktisni atë menjëherë, por gradualisht. Nëse e lini menjëherë mund të keni dhimbje koke dhe depresion.