Këto janë vetëm tre prej arsyeve më kryesore drejt suksesit. Për të zbuluar edhe 15 këshilla të tjera për t’u ndjerë mirë si me veten ashtu edhe me pasyrën lexoni më poshtë

1. Tonifikoni muskujt

Muskujt e tonifikuar do t’ju japin siguri dhe për më tepër do t’ju bëjnë të ndiheni mjaft të lehtë.

2. Nxirrni në pah bardhësinë e syve tuaj

Në pjesën e sipërme të qepallave mund të përdorni tonalite të të lehta për të nxjerrë në pah bardhësinë e syve tuaj. Kjo tërheq vëmendje dhe bën që njerëzit dhe sidomos meshukjt të përqendrohen në një element shumë të rëndësishëm siç janë sytë.

3. Mos ju ndani takave të larta

Nëse i vishni, mësoni t’i mbani ashtu siç duhet. Por kjo nuk do të thotë që këpucët e sheshta apo me një takë normale të mos jenë më pjesë e juaja.

4. Duhet të jeni vigjilent ndaj higjenës orale

Kontrolli oral duhet të jetë një çështje prioriteti për ju.Një buzëqeshje e bukur por sidomos e shëndetshme është prezantimi më i mirë për veten tuaj.Hani sa më shumë mollë sepse ato stimulojnë prodhimin e pështmës dhe njëkohësiht zvogëlojnë edhe nivelin e baktereve në gojë.

5. Veshjet e brendshme

Vishni të brendshme të cilat ju rrinë mirë dhe mos u mundoni që të shkoni pas modës dhe jo pas formave tuaja trupore.

6. Hiqni dorë nga duhani

I dëmshëm jo vetëm për shëndetin por edhe për lëkurën tuaj.Pirja e rregullt e duhanit jo vetëm që shton rrudhat por edhe i heq lëkurës shkëlqimin e zakonshëm. Dëmtimi i strukturave qelizore që çon ne krijimin e kolagjenit, mund të shndërrohet në një sëmundje kronike të lëkurës.

7. Duhet të keni një posturë sa më të mirë të trupit

Njerëzit të cilët kanë një posturë të mirë janë ata që cilësohen edhe si më tërheqësit.Ashtu siç mund ta keni vënë re edhe vetë, kur e mbajmë kurrizin drejt dukemim jo vetëm më tërheqës por në të njetën kohë edhe më të dobët.

Kjo mënyrë qëndrimi ndikon edhe në të pasurin e një humori më të mirë.

8. Një mëngjes, sa më proteinik

Një mëngjes sa më i shëndetshëm ndikon jo vetëm në pasjen e një fiziku sa më të mirë por gjithashtu edhe në një lëkurë mjaft të shndërritshme.

9. Mos hezitoni të provoni aromaterapinë

Përdorimi i vajërave esencilë dhe luleve ndikon mjaft pozitivisht si nga ana fizike ashtu edhe nga ajo shpirtërore. Për t’u dukur sa më tërheqës seksualisht, përdorni fragrancën e jaseminin.

10. Mbajeni pjesën e kraharorit gjithmonë përpara

Kjo do t’ju ndihmojë në forcimin e muskujve të krahëve dhe të kraharorit.

Dekolteja nuk do të jetë më një problem për ju.

11. Pushoni më shumë

Merrini vetes pak nga koha juaj dhe shfrytëzojeni për t’u shplodhur. Gjumi është në disa raste ilaçi më i mirë për të jetuar sa më shumë. Hormoni i rrithjes zhvillohet gjatë gjumit, dhe nivele të larta të këtij hormoni nëkuptojnë një lëkurë më të mirë.

12. Ecni më shumë

Ecja forcon muskujt e të gjtihë trupit, përmirëson ritmin kardiak të zemrës dhe ul nivelin e presionit të gjakut.

13. Kryeni sa më shumë marrdhënie seksuale

Kërkimet e ndryshme tregojnë se një jetë seksualisht aktive është çelsi për një rini sa më të gjatë.

14. Mos harroni kremin kunder diellit

Gjatë muajve të nxehtë të verës mos harroni të merrni me vete kremin kundër diellit. Një lëkurë e pambrojur mund të barazohet me një lëkurë të shëmtuar.

15. Çokollata e zezë

Kjo lloj çokollate është shumë e mirë për shëndetin tuaj. Sipas kërkimeve të ndryshme thuhet se përbërësit e çokollatës së zezë veprojnë si filtra UV.

16. Kujdesuni për flokët tuaj

Kujdesuni sa më shumë për flokët tuaja. Flokët e shëndetshëm dhe të shndërritshmë janë gjysma e bukurisë suaj.

17. Kërceni, kërceni, kërceni

Gjithmonë bëni diçka të re për t’u dobësuar. Një prej mënyrave më të mira është kërcimi.

18. Joga

Joga një prej praktikave më të përdorura dhe më frytdhënëse si për çlirim energjish negative ashtu edhe për dobësim. Ajo ndikon edhe në uljen e nivelit të presionit të gjakut, të kolesterolit dhe të glukozës.

Të gjithëve na ndodh që mos një ditë, një ditë tjetër përfshihemi nga një fjalë të cilën e përjetojmë “Depresioni”.Kur bëhet fjalë për depresionin, efekti fizik rrit disponimin e mirë në shkallën më të lartë.

Nuk është i panjohur fakti se ushqimi i rregullt dhe aktivitetet e rregullta fizike ndikojnë në gjendjen psikologjike, por është risi fakti që ushtrimet bëhen pjesë e terapisë dhe faktor i rëndësishëm i daljes nga kjo gjendje .

Kjo sepse ushtrimet posedojnë fuqinë e gjenerimit të energjisë, e cila në tru lëviz krahas disa proçeseve, përfshirë sekretimin e hormonit të kënaqësisë dhe të qetësisë. Kjo ishte edhe një prej arsyeve më të rëndësishme se përse ne dhamë këshillat e mësipërme.