Artistja nënujore

Mund të përkufizohet ndryshe si ‘artistja nënujore’ dhe në fakt asnjë term unik nuk mund t’i shkonte më mirë për shtat aktiviteteve të saj të preferuara. Bën pa u lodhur zhytje deri në 25 metër thellësi duke pikturur çfarë e rrethon, përfshirë peshq, faunë, delfinë çdo gjë që ka përreth. Teknika e veçantë e kësaj piktoreje të çuditshme parisiane, që quhet Malvina, ka të bëjë me praktikimin e një vaji të veçantë mbi telajo. Si një ilustruese dhe specialiste e arteve monumentale, Malvina, është më se e pasionuar për artet ujore falë pasiont të vjetër që ka për detin dhe harmonisë që zbulon. Është gjithçka që kërkon të sjellë përmes veprave të saj…

Tradita e çuditshme indoneziane

Jemi në Indonezi dhe këta majmunë të çuditshëm, janë në fakt studentë që kanë filluar të kërcejnë me maska në fytyrë. Nuk bëhet fjalë për recitime por për një dancë indoneziane në nder të majmunëve, duke e konsideruar si të shenjtë, sepse sipas lengjendës ndihmon në largimin e shpirtrave të këqinj. Për hir të traditës djemtë duhet të kapen me njëri tjetrin, të kërcejnë edhe krah për krahu duke imituar kështu paraardhës të tjerë me një zile që bën pak a shumë: “ciak ciak ciak”. Dikur tradita zhvillohej natën, fshehurazi. Sot bëhet ditën, aty ku fotografët dhe turistët argëtohen pa masë.

Pakujdesia që shkatërroi

Është koha e rregullimeve dhe restaurimeve për “The Dreamer”. Është pikërisht vepra dhe puna më e bukur e skulptorit argjentinas Pepe Ozan. Artisti e ka realizuar këtë kryevepër në 2005-ën, në bashkëpunim me skulptorë të tjerë. E konceptuar mbi ide psikologjike të gjumit dhe ëndrrës, vepra ka provokuar reagime dhe polemika pak të ekzagjeruara. Gjatë kohës së ekspozimit të saj, një kalimtar që me sa duket ishte tepër entuziast u rrotullua duke u ulur me shumë rehat, sikur të ishte një stol.

Çuditë e rrugëve të Parisit

Dikush mund të jetë ‘futur’ në çimentot e rrugëve të Parisit. Në të vërtetë këto këmbë nuk janë veçse skulptura druri të mbushura me rërë dhe me xhinse e këpucë të vërteta. Veprat e artit, ato origjinale, janë shfaqur prillin e kaluar në kryeqytetin francez me rastin e një manifestimi në nder të Tubin Taxin. Taksat për tranzicionin financiar, të propozuara nga lëvizjet që i bashkëngjiten ‘World social forum’, shoqërisë vjetore sipas së cilës kërkohen zgjidhje për një globalizim me alternative,- duhet të shërbejë për të zvogëluar spekullimet financiare të individëve nëpër botë.

Sfera gjigante

Për të mbështetur çështjet e tyre, aktivistët shpikin nga të githa mënyrat, duke shfrytëzuar shpesh herë aftësite e tyre profesionale si Arnd Drossel, artist e piktor gjerman, që ka ndërtuar një sferë prej 120 kg duke ndërthurur 250 tela çeliku. Dhe sikur e gjithë kjo s’do të mjaftonte, ai hyn vetë në sferën metalike duke ecur e lëvizur si një ketër, e duke i bërë të gjithë kurioz. Më 11 prill ndërmori një ecje mbi 300 km në Gjermani. Drossel ideoi këtë demonstrim për të tërhequr vëmendjen e medias dhe të publikut, si një mbështetje për ata që vuajnë nga problemet mendore.

Veprat dimensionale

Të gjithë ne, që fëmijë, kemi blerë një kaush me akullore, që më pas e linim të rrëzohej ose e hidhnim në trotuar pa e vrarë shumë mendjen. Pronari i veprës ‘Kaushi i hedhur mbi çati’ i Neumarkt Galerie të Koeln duhet të ishte rritur ca……
Skulptori hollandes Coosje Van Bruggen ka bashkëpunuar me kolegen Claes Oldenburgt e veprës ‘Gjilpër, pe dhe fill’ të Piazzale Cadorna, në Milano. Dy artistët janë përfaqësuesit më të famshëm të të ashtuquajturës “Skulptura me rrugë të gjera”, e quajtur kështu për shkak të dimensioneve të veprës. Inspiruar nga objektet e jetës së përditshme, të paraqitura në dimensione gjigante, që shpesh duket sikur duan të sfidojnë forcën e gravitetit.

Martesat dimërore

Në qytetin e Ribnovës, në Bullgari, martohen vetëm në dimër. Të martuarit e racës ‘Pomak’ celebrohen ekskluzivisht mes nëntorit dhe shkurtit, në vazhdën e një rituali që zgjat çdo ditë. Në vigjilje të ceremonisë, të sapomartuarit përshëndeten, në formën e një rituali, nga fëmijë të vegjël që shkëlqejnë vijën e qytetit me pishtarët e tyre. Ditën tjetër, burri dhe gruaja bëjnë kërcimin tradicional, në të cilin marrin pjesë të gjitha familjet e qytetit. Para ceremonisë së vërtetë, nusja ështe e lyer me një krem të bardhë sipër të cilit vihen shumë ngjyra. Jashtë të ftuait presin nusen, dhe më pas e përcjellin atë për në shtëpinë e re duke i uruar lumturi në jetë.

Lodrat e reja të detit

Dimri, për ata që dashurojnë detin (dhe s’mund t’ia lejojnë vetes pushime jashtë stinës) është një vuajtje e vërtetë pa zhytje në ujë, edhe pse ka nga ata që nuk tremben nga i ftohti). Por çfarë kanë shpikur në Kinë për të luajtur në ujë e për të mos ngrirë nga i ftohti? Topa të mëdhenj transparent me të cilët mund të luash e të rrotullohesh në ujë ….pa u lagur fare. Shpikja e re është menduar, mbi të gjitha, për turistët që rriten pa masë në Kinë, së bashku me Indinë dhe Malin e Zi. Janë këto vendet ku sektori turistik është në rritje të shpejtë.

Skena e ardhshme e James Bond

E vështirë që mos të hapësh sytë përpara një skene të tillë: Irisi i një syri notues super të madh hapet përpara një skene të tillë dhe tregon një grup artistësh të cilët luajnë  ‘Tosken’ e Giacomo Puçini. Në sfond është liqeni i Kostancës në perëndim të Bregenz të Austrisë. Është ajo që kanë mundur të admirojnë spektatorët e festivalit të Bregenz, me rastin e të cilës paraqitet çdo vit një shfaqje e ndryshme. ‘Lokejshen’ është një skenë e zhytur nën ujë. Thuhet se kjo skenë është zgjedhur për të luajtur filmin e ardhshëm të James Bond.

Udhëtimi molekular

Artisti Nike Savvas po bën rregullimet e fundit të veprës së tij ‘Atomc, Full of Love, Full of Wonder’ e ekspozuar në galerinë e arteve të Sidneit në Australi. Instalimi përbëhet nga toptha të ngjyrosur me shumë fije neiloni që fillojnë të dridhen nëse ndizen dymbëdhjetë ventilatorë të fuqishëm. Resultati i kësaj është një ‘det’ me atome të ngjyrosura që i dhurojnë spektatorit një udhëtim jo shkencor, magjepsës, të strukturës molekulare. Për realizimin e kësaj vepre artisti australian është impenjuar më shumë se dhjetë ditë. Udhëtimi i veprës më kurioze të artit kontemporan ndodhet pikërisht këtu.