Në vitin 2017 janë bërë 1384 raportime të aktivitetit të dyshimtë nga ana e institucioneve publike apo subjekteve private që kanë detyrimin e sinjalizimit me ligj. Ky është numri më i lartë i raportimeve në pesë vitet e fundit. Numrin më të ulët të këtyre raportimeve e mban 2013 me një total prej 558.
Por cilat janë në fakt subjektet që në raport me vitin 2016 apo me mesataren e tyre të përgjithshme vit pas viti kanë ndikuar në rritjen e raportimit të aktivitetit të dyshimtë të lidhur me pastrimin e parave. Nga një vështrim i përgjithshëm në raportin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ajo që ka edhe rritjen më të ndjeshme është grupi i shoqërive të tregtimit të mjeteve motorike.
Vetëm nga koncesionarët e makinave janë raportuar të paktën 101 raste të dyshuara, kur në vitin 2016 numri i raportimeve ishte pak më shumë se 1/3. Shoqëritë e ndërtimit nga ana tjetër kanë raportuar pesë raste të dyshimta. Në vitin 2016 nga kjo kategori numri i raportimeve ishte zero kurse në 2015 vetëm 1. Kjo është edhe shifra më e lartë në pesë vitet e fundit edhe pse sërish duhet thënë se mbetet modeste.
Një tjetër rast që bie në sy është ai i raportimeve nga institucionet financiare jo bankë ku raportimi i rasteve në vitin 2017 ka qenë 5 herë më i lartë në raport me vitin paraardhës. Konkretisht kjo shifër është 10. Noterët nga ana tjetër kanë raportuar 20 për qind më shumë raste se në vitin 2016 kur dyshimet ishin mbi 205 transaksione.
Edhe bankat nga ana tjetër kanë shënuar një nivel më të lartë të raportimit të aktivitetit të dyshimtë ku në fund të 2017 shifra e regjistruar ishte 686 raste ndërkohe që një vit më parë kjo shifër ishte 11 për qind më pak.
E ndërkohë që një pjesë e subjekteve private që kanë regjistruar rritje të numrit të raportimeve për rastet e dyshimta për pastrim parash, duket se institucionet shtetërore kanë pasur më pak raste të denoncuara pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Konkretisht Hipotekat që kanë qenë më aktive në vitet 2015 dhe 2016 me raportime respektive në 210 dhe 134 raste, në vitin 2017 kanë raportuar vetëm 83 raste të dyshimta që duhet në ndiqen nga DPPPP.
Ajo që duhet theksuar në këtë rast lidhet me faktin se jo në të gjitha rastet raportimet rezultojnë në konfirmim të dyshimit por institucionet përmbushin kërkesën ligjore që u është përcaktuar. Gjithsesi DPPPP konfirmon se në shumicën e rasteve janë pikërisht këto raportime ato që kanë çuar në zbulimin e rasteve të pastrimit të parave. Vetëm pak ditë më parë ky institucion publikoi të plotë raportin vjetor në të cilin zbardhte katër tipologjitë e pastrimit të parave ku përfshiheshin mes të tjerave Call Center apo transferta me vendet e Amerikës Latin