Kufizimi i qarkullimit të lëvizjes në maj ka bërë që hyrjet dhe dalët nga kufiri si të shtetasve shqiptare ashtu dhe atyre të huaj, të bien ndjeshëm në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndonëse në krahasim me muajin prill është shënuar një rritje si për hyrjet e shtetasve të huaj ashtu dhe daljet e atyre shqiptarë.

Ndonëse kufijtë kanë qenë pothuajse të mbyllur, përveç riatdhesimeve, daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm në raport me prillin, ku 28 mijë kanë dalë nga vendi, sipas INSTAT, në raport me 13 mijë në prill.

Në kahun tjetër, në maj kanë hyrë rreth 30 mijë shtetas shqiptarë.

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2020, janë 46.488. Krahasuar me Maj 2019, ky tregues rezulton me rënie 94,4 %.

Në Maj 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 16.389. Krahasuar me Maj 2019, ky numër ka rënë me 95,9 %. Është shënuar një rritje e lehtë me muajin e mëparshëm, ku në prill në vend kishin hyrë 12 mijë të huaj.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë pesë muajve të parë 2020 është 602.300, duke rënë me 60,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë pesë muajve të parë 2020, Mali i zi ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,1 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 89,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Maj 2020, janë 45.367 duke shënuar një rënie me 94,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2020 janë 28.431. Krahasuar me Maj 2019, ky numër ka rënë  94,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2020, janë 16.936.

Krahasuar me Maj 2019, ky numër ka rënë 95,8 %.

Gjithsesi, në raport me prillin, kur kufizimet ishin më të ashpra, daljet e shtetasve shqiptarë pothuajse janë trefishuar.  Në prill, Daljet  e shtetasve të huaj nga  territori  i Shqipërisë  gjatë  muajit Prill2020, ishin 13.287.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë pesë muajve të parë 2020, është 1.139.359 duke rënë 48,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Monitor.al