Eleven Madison Park në Nju Jork triumfoi në renditjen e “50 restoranteve më të mira në botë”, duke u bërë restoranti më i mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që fiton që prej vitit 2004.

Fituesit u shpallën në një ceremoni në Royal Exhibition Building në Melburn. Kjo renditje u hartua nga një panel me më shumë 1 mijë shefa kuzhine dhe ekspertë të tjerë nga më shumë se 26 vende në botë.

Daniel Humm dhe Will Guidara janë drejtuesit e restorantit Eleven Madison Park.

“Nuk e kisha menduar ndonjëherë se mund të fitoja një çmim të tillë”, – shprehet Daniel Humm. “Kuzhina më ka dhënë gjithçka. E lashë shkollën në moshën 14-vjeçare dhe vijova në një profesion të cilin askush nuk e besonte në atë kohë. Ushqimi më ka mësuar gjithçka – gjuhë të ndryshme, kultura. Kam shëtitur nëpër botë dhe ndër ato udhëtime, takova Will, i cili është miku im më i mirë dhe partneri im në biznes. Është e pabesueshme”.

Këto çmime kanë nisur të jepen në vitin 2002. Kjo është hera e parë që një restorant në Amerikë fiton çmimin që prej vitit 2003 dhe 2004 (French Laundry, me shef kuzhine Thomas Keller, në Yountville, Kaliforni). Të gjithë fituesit në vitet në vijim kanë qenë europianë.

Renditja e 50 restoranteve

1. Eleven Madison Park, Nju Jork
2. Osteria Francescana, Modena, Itali
3. El Celler de Can Roca, Girona, Spanjë
4. Mirazur, Menton, Francë
5. Central, Limë
6. Asador Etxebarri, Axpe, Spanjë
7. Gaggan, Bangkok
8. Maido, Limë
9. Mugaritz, San Sebastian, Spanjë
10. Steirereck, Vjenë
11. Blue Hill at Stone Barns, Pocantico Hills, Nju Jork
12. Arpège, Paris
13. Alain Ducasse au Plaza Athénée, Paris
14. Restaurant André, Singapor
15. Piazza Duomo, Alba, Itali
16. D.O.M., São Paulo, Brazil
17. Le Bernardin, Nju Jork
18. Narisawa, Tokio
19. Geranium, Kopenhagën
20. Pujol, Mexico City
21. Alinea, Çikago
22. Quintonil, Mexico City
23. White Rabbit, Moskë
24. Amber, Hong Kong
25. Tickets, Barcelonë
26. The Clove Club, Londër
27. The Ledbury, Londër
28. Nahm, Bangkok
29. Le Calandre, Rubano, Itali
30. Arzak, San Sebastian, Spanjë
31. Pavillon Ledoyen, Paris
32. Attica, Melburn
33. Astrid y Gastón, Lima
34. De Librije, Zwolle, Holandë
35. Septime, Paris
36. Dinner by Heston Blumenthal, Londër
37. Saison, San Francisko
38. Azurmendi, Larrabetzu, Spanjë
39. Relae, Kopenhagën
40. Cosme, Nju Jork
41. Ultraviolet by Paul Pairet, Shangai
42. Boragó, Santiago
43. Reale, Castel di Sangro, Itali
44. Brae, Birregurra, Australia
45. Den, Tokio
46. L’Astrance, Paris
47. Vendôme, Bergisch Gladbach, Gjermani
48. Restaurant Tim Raue, Berlin
49. Tegui, Buenos Aires
50. Hof van Cleve, Kruishoutem, Belgjikë

Burimi: Bloomberg