Nga Ismail Hoxha*

Ka shumë arsye që vendosa të ndaj mendimin tim për këtë çështje mjaft të rendësishme dhe mbi të gjitha të prekur më së shumti nga Covid-19.

Ndër arsyet kryesore është fakti, që mendoj që megjithëse të gjithë e kuptojmë që është sektori më e prekur, përsëri në paketën financiarë të marsit u la pas dore (përsonalisht mendoj që u harrua, duke mos patur lobimin e duhur nga përfaqësuesit ë turizmit). E shoh mjaft të rëndësishme për të qënë më të bashkuar dhe për të lobuar për këtë indrustri, që vërtetë në Shqipëri është në hapat e parë, por motorrët sapo ishin ndezur.

Një tjetër arsye është për të shprehur mendimin dhe opinionin tim pozitiv, në një kohë që shumëkush duket skeptik dhe pesimist për industrinë e turizmit. Ndoshta nga ardhja e pranverës, a ndoshta nga eksperienca për t’i parë gjërat më pa emocion dhe dukë besuar që gjithçka do bëhet më mirë. Unë nuk besoj që ky vit do jëtë më i mirë së viti që kaluam, por me masat e duhura mund të jetë një vit si 2018. Përsonalisht mendoj që po mos të kishte ndodhur Covid-19 Shqipëria do kishtë rreth 30% rritjë në sektorin e turizmit këto vitet e ardhshme, por tashmë jemi para këtij fakti dhe duhet të marrim masa.

Një tjetër arsye mund të jetë edhe shprehja popullore “Kur ske punë, luan derën”.

Sigurisht që gjatë kësaj pandemie çdo biznes është prekur dhe është dëmtuar, 95% e tyre pa përjashtim, por turizmi është bllokuar më shumë sepse nuk lejohet lëvizja, dhe mbi të gjitha, edhe kur të fillojë lëvizja, hotelëria dhe agjensitë do jenë të fundit që do hapen, e akoma më tepër kufijtë do hapen shumë më vonë pasi të jetë hapur gjithçka në Shqipëri. Psë duhet ndihmuar? Sepse invëstimi në turizëm është rritje e ekonomisë. Kur flasim për industrinë e incoming; është e ardhur që e merr Shqipëria nga jashtë, dhe nuk është qarkullim i brendshëm.  E thënë pak më thjeshtë: nga të gjitha të ardhurat që merr Shqipëria nga eksporti i mallrave dhe shërbimeve, 46% janë nga turizmi (turistë të huaj që vijnë edhe shpenzojnë në Shqipëri) ndaj është e rëndësishëm.

Organizata Botërore e Turizmit është shprehur që turizmi është sektori që është prekur më shumë, dhe do këtë 20-30% rënie nga viti 2019, dhe kjo deklaratë është për momentin që po flasim sot, pa e ditur se si do të zhvillohen ngjarjet, ndoshta mund të thellohet edhe më tepër, nëse nuk marrim masat e duhura. Shqipëria ka arritur të marrë masat e duhura për Covid-19, tashmë duhet të përgatitemi të marrim masat për turizmin. Nëse e ushqen një person me një peshk e ke ushqyer për një ditë, nëse e mëson të peshkojë, e ke ushqyer për tërë jetën. Kjo duhet të jetë edhe filozofia e Qeverisë për sektorin e turizmit, ta mbështesë që të gjithë këtë progres që kemi bërë në gjithë keto vite, mos të na shkojë dëm dhe ta suportojë që të dalim edhe më të fortë dhe më të qëndrueshëm nga kjo situatë. Paga e luftës është një mekanizëm që e ushqen për një ditë, turizmi ka nevojë për masa të organizuara që do zhvillojnë këtë industri në këtë sezon të vështirë.

1.Të ngrëjë një grup pune vetëm për këtë industri, duke qenë me pjesëmarrës nga Hoteleria, Agjensitë Turistikë, Operatorë Turistik, Guida, Bujtina, muzë dhe të gjithë elementët e përfshirë. Do sugjëroja fort, që të marrë njerëz ekspërt dhe që merrën me këtë punë dhe jo persona që nuk e kanë idenë sesi funksionon turizmi në Shqipëri dhe nuk kanë qenë kurrë të përfshirë. Ky grup të hartojë planin e masave emergjëntë dhe mbështetjen që kërkohet nga qeveria. Organizata Botërore e turizmit ka dalë me një “Call for Action” duke sugjeruar planin e masave, ne duhet të bëjmë te njëjtën gjë.

2.Të përcaktojë skenarët se si do shkojë kjo situatë. Sigurisht që nuk është kaq e thjeshtë, por e sigurtë është që lëvizja midis shteteve do të marrë pak më shumë kohë se sa duhet. Vende të ndryshme të botës kanë nxjerrë skenarët se si do shkojë dhe çfarë duhet të bëjnë. Këtë gjë t’ua bëjë te ditur të gjithë elementëve të turizmit bashkë me sugjërimet dhe mbështetjen, që të dijnë se si të mbrohen. Të mos harrojmë që Turizmi në gjithë botën, 80% i ka biznese të vogla dhe të mesme, në Shqiperi ndoshta është 90% biznese të vogla, që nuk kanë mundësi të dine se si do shkojë kjo situatë. Janë të pafundme telefonatat nga Agjensi turistike, Guida, Hotele, Bujtina që marr duke me shprehur shqetësimin se si do shkojë kjo punë, kur fare mirë mund të kishim një organizim dhe të gjithë të ishin të orientuar.

3.Ka pafund agjensi që merren me outgoing që kanë bllokuar garanci financiare për vitin 2020 dhe tashmë nuk mundet të marrin mbrapsht ketë bllokim. Një seancë mbështetëse nga ekspertët ligjorë për të mitiguar sa më shumë këtë çështjë. Gjithashtu një mbështetje për kontrata me incoming që të mbrohen sa më mirë, sepse kompanitë e huaja që kanë kontrata me agjensi dhe hotele në Shqipëri po bëjnë gjithçka që të marrin garancinë 100%. Kjo nuk kërkon as kohë të madhe për të reaguar e as para për të shpenzuar, por kursen shumë para dhe nuk bllokon shumë operatorë turizmi. Për të gjitha kontratat që do shtyhen për vitin tjetër, të përdoret garancia financiare nga qeveria dhe të jetë pa interes.

4.Këtë vit turizmi do flasë Shqip. Skenari më i mirë, nuk i hap kufijtë më Amerikën dhë Europën para fundit të qershorit, e thenë kjo, deri në shtator nuk presim turiste të huaj për këtë vit, përveçse ndonjë rasti sporadik, ngjan shumë keq, por nuk është kaq rendë në makro.

Sipas INSTAT në vitin 2018 kemi patur 5,927,000 turistë, mesatarisht kanë kaluar 4.3 netë në Shqipëri dhe kanë harxhuar 52 Euro në ditë.  Gjithashtu kemi patur rreth 6,000,000 shqiptarë që kanë udhëtuar jashtë me një mesatare 5.9 ditësh dhe kanë harxhuar mesatarisht 46 Euro.

Shënim: Shifrat janë statistikorë se ne nuk këmi patur kurrsesi 6 milion turiste dhe nuk kemi 6 milion shqipëtarë që kanë dal jashtë, por rezultati që hyrjet me daljet janë të përafërta është i drejtë. Këto janë të dhëna me shumë për hyrje daljet, por se sa shpenzojnë vendasit dhe të huaj është e saktë.

Pra këtë vit do të fokusohemi vetëm tek tregu vendas, këtë vit do të flasim shqip. Të paktën dëri nga fundi i gushtit.

Një statistikë që lidhet me turizmin është e tillë. Në Shqipëri ka rreth 100,000 shtretër (duke përfshirë edhe bujtinat dhe akomodimet private) dhe sezoni në rastin më të mirë është 90 ditë. Një turist mesatarisht kalon 5 ditë në pushime. Pra: janë 1,800,000 turistë që na duhen për të plotësuar oferten e tregut.  Sigurisht që rreth 1.3 janë shqiptarë që në një menyrë ose në një tjetër bëjnë pushimë në (100,000) shtretër janë llogaritur nga jugu në veri dhe për të gjitha shtresat.

5.Kosova flet shqip. Sido që të shkojnë masat e covid, mendoj që kufijtë me Kosovën duhet që të hapen sa më shpejt midis këtyre dy shteteve, duke qenë se edhe Kosova me masat e Covid është në hapat tonë. Nga këtu do kemi mundësi që të thithim rreth 500,000 turistë për të plotësuar ofertën vendase. Gjithashtu mund të jënë edhe vende të tjera të Ballkanit që mund të jenë në të njëjtat hapa me ne përsa i përket Covid 19. Të kemi parasysh që Kosova duhet ta ketë në fokusin e vet këtë, sepse jam i bindur që Mali i Zi po bën një plan të tillë dhe po mendon që Ulqini të jetë destinacion turistik i Kosovës. Dhe nëse gjithçka shkon mirë, do kemi mundësi edhe Shtatorin dhe Tetorin që ta përdorim për turistët e huaj nëse hapen kufijtë ose për shqiptarët që nuk kanë patur mundësi që të vijnë.

6.Një mekanizëm nga Qeveria që të motivojë vendasit që të bëjnë pushime. Duket sikur do jetë shumë e vështirë që pas Tërmetit dhe pas Covid, të ketë shqiptar që ka disa para mënjanë për pushime, e aq më tepër për ditë leje nga puna, ku pjesa më e madhe e kompanive këto ditë pushimi po ja quan leje. Të merren masa që nga periudha 15 Maj deri me 15 Tetor çdo person duhet të bëjë minimalisht 10 ditë leje, nga këta të paktën 5 ditë duhet te jenë bashkë.

Shumë kush nga ne jam i bindur që ka mendime të ndryshme dhe opinione të ndryshme se si duhet të zgjidhet kjo situatë, ju lutem ndani mendimin tuaj për këtë çështje.

Mbi të gjitha duhet të mendojmë të qendrojmë në shtëpi sot që të udhëtojmë nesër.

Shnosh.

*Ismail Hoxha është sipërmarrës prej më shumë se 10 vitesh në turizëm.