Bratislava, kryeqyteti i Sllovakisë, është një vend relativisht i ri që u formua në vitin 1992, pas ndarjes së Çekosllovakisë në Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Është një qytet me histori dhe kulturë të vjetër, dhe gjendet aq pranë Vjenës, sa disa njerëz e konsiderojnë si një periferi e kryeqytetit të madh vjenez. Megjithëse midis këtyre dy qyteteve madhështore ka shumë ngjashmëri, Bratislava ka diçka të vetën, që e dallon nga qytete të tjera.

Kështjella e Bratislavës është padyshim simboli i qytetit. Kulla katërkëndore qëndron në një kodër shkëmbore mbi lumin Danub, pikërisht në mes të Bratislavës. Nëse koha është e bukur, prej këtu mund të admirohet i gjithë qyteti, si dhe tokat e Austrisë dhe Hungarisë! Ndërtesa ka tri porta hyrjeje dhe është një kombinim plot elegancë i tri stileve arkitekturore: stili Gotik, ai i Renesancës dhe ai Barokut. Kjo kështjellë ka qenë struktura kryesore e fortifikuar për shumë vite gjatë mbretërimit hungarez të shekullit 16.

Edhe rrethinat e kështjellës janë mahnitëse. Muzeu i Kulturës Hebreje dhe Muzeu Municipal gjenden shumë pranë kështjellës. Të tjera pika interesante rreth kësaj zone janë Shtëpia Blu dhe mbetjet e një kulle antike. Në anën jugore të kodrës mund të shkohet në këmbë drejt Kishës Baroke të Urdhrit të Trinisë së Shenjtë dhe Bramer Manor House, ku gjendet Muzeu Arkeologjik.

Nëse dëshironi diçka tjetër, mund të ecni në këmbë drejt sheshit kryesor të qytetit mesjetar, që është aktualisht qendra e qytetit historik. Sheshi dominohet nga Bashkia dhe Shatërvani i famshëm i Maksimilianit, prej guri ranor në stilin e Renesancës. Për një përvojë tjetër pas kësaj, mund të merrni autobusin për në Koliba, një pyll i madh 20 minuta larg qendrës.