A e shkatërrojnë rrezet e diellit me shpejtësi koronavirusin? Një prezantim i Shtëpisë së Bardhë mbi një studim misterioz të qeverisë thotë kështu – por disa shkencëtarë kanë bërë thirrje për të treguar kujdes pasi ka nevojë për më shumë prova.

Një zyrtar nga Departamenti i Sigurisë së Atdheut bëri njoftimin tërheqës gjatë konferencës ditore të pandemisë së Presidentit Donald Trump, duke treguarse ka një ulje dramatike të qëndrueshmërisë së virusit nën rrezet e diellit, por nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me mënyrën se si u krye studimi. Kjo bëri që shumë ekspert ‘kruanin’ kokat  e tyre.

“Duket sikur dikush bëri një provë diku,” i tha Benjamin Neuman për AFP, kryetari i shkencave biologjike në Universitetin e Teksasit “Texas A&M University-Texarkana”.

“Do të ishte mirë të dinim se si u bë testi.”

William Bryan, zyrtari që përmblodhi gjetjet, u tha gazetarëve se një eksperiment u krye në Qendrën Kombëtare të Analizës së masave dhe kundërmasave në Maryland.

Në një sipërfaqe çeliku inoks nën rrezet e diellit, virusi zvogëlohet në gjysmën e sasisë së tij në vetëm dy minuta në nxehtësinë 70 deri në 75 gradë Fahrenheit (21 deri 24 gradë Celsius) dhe lagështi 80 për qind, krahasuar me gjashtë orë në errësirë.

Kur virusi ishte në ajër, jeta e tij në rrezet e diellit ishte vetëm një minutë e gjysmë kur temperatura ishte 21 deri 24 gradë Celsius me lagështi 20 për qind, në krahasim me një orë në errësirë.

Përtej rezultateve kryesore, deri më tani ka pak detaje, duke e bërë të pamundur që ekspertët të vërtetojnë në mënyrë të pavarur gjetjet.

“Si shkencëtar, sigurisht që do të doja të shihja një studim aktual dhe numrat aktualë,” i tha AFP epidemiologu viral Chris von Csefalvay.

ABC-të e diellit

Ne e dimë se rrezatimi diellor i përfshirë në dritën ultravjollcë – një pjesë e padukshme, energjike e spektrit elektromagnetik – mund të jetë shumë efektive në trajtimin e disa patogjenëve të caktuar.

Por jo të gjithë mikrobet reagojnë në të njëjtën mënyrë.

Drita e diellit në fakt përmban lloje të ndryshme të rrezatimit ultravjollcë, të cilat klasifikohen sipas gjatësisë së valës së tyre.

Gjerësisht, këto mund të kategorizohen në UVA, gjë që bën që lëkura të ngjyroset dhe të plaket; UVB, e cila është pak më e dëmshme në doza të larta dhe mund të shkaktojë djegie dhe kancer, dhe UVC, e cila është më e rrezikshmja.

Shumica e dritës së diellit që depërton në atmosferën tonë është UVA ndërsa UVC filtrohet plotësisht. Ky është një lajm i mirë për ne: UVC ka valë të vogla, të larta të energjisë që janë veçanërisht të aftë në forcimin e materialit gjenetik, qoftë në qelizat shtazore, qoftë në viruse.

Një studim i vitit 2004 mbi SARS – zbuloi se drita UVA “nuk kishte asnjë efekt mbi qëndrueshmërinë, pavarësisht nga kohëzgjatja e ekspozimit.”

Drita UVC – e cila zakonisht përdoret për të sterilizuar laboratorët, spitalet dhe tani madje edhe autobusët në Kinë –  e bën jo aktivë plotësisht virusin brenda 15 minutave.

Është plotësisht e mundur që virusi SARS-CoV-2 të jetë më i prekshëm ndaj dritës së rregullt të diellit sesa kushëriri i tij i vjetër, dhe jo vetëm UVC.

Problemi është se DHS(Department of Homeland Security) ka anashkaluar normat shkencore duke mos i dhënë të dhënat e saj në dispozicion – madje edhe në formën e saj paraprake, jo të shqyrtuar nga kolegët. Por edhe nëse të gjitha gjetjet janë hermetike, dezinfektimi diellor ka të ngjarë të ketë një ndikim të kufizuar.

Në fund të fundit, njerëzit kanë më pak të ngjarë të infektohen jashtë sesa në ambiente të mbyllura, përveç nëse preken nga një e kollitur apo tështirë direct, ku edhe në këtë rast rrezet ultravjollcë nuk do të kenë kohë për të çaktivizuar pikat virale.

Nga ana tjetër, UVB mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar duke shkaktuar që trupi të prodhojë më shumë Vitaminë D.

E gjithë kjo tregon për nevojën për më shumë hulumtime. Por një gjë është e qartë: Sugjerimi i Presidentit Trump që UV mund të përdoret për të trajtuar pacientët tashmë të infektuar nga virusi nuk është i bazuar./AFP