Studime të ndryshme kanë sugjeruar se një nivel i ulët i përkrahjes sociale në punë mund të rrisë stresin në trupit tonë dhe të shkaktojë një gjumë të trazuar, dhe vështirësi për tu rimëkëmbur nga situata stresante. Pra, këtu janë disa rregulla për të bërë miq të mirë të cilët do ju lehtësonin mjedisin e punës:

#1: Mos përfitoni dhe mos lini të përfitojnë

Mos u mësoni me faktin se shoku juaj i punës ju siguron gjithmonë informacionin që ju nevojitet; falënderojeni atë. Mos e dëgjoni thjesht një bashkëpunëtor të stresuar, ofroni ndihmë,. Sipas studimeve më të fundit, akte mirësjellje të rastit jo vetëm që përforcojnë gjendjen positive të të tjerëve – por gjithashtu edhe tuajën.

#2: Ndani me kujdes

Mendoni në lidhje me këtë: si do të ndiheshit nëse e tërë zyra do e dinte qe ju e falsifikuat disi atë dokument? Ndërsa vendi i punës është një vend i natyrshëm ku mund të takoni miq, puna do të thotë punë, dhe ju kurrë nuk mund ta dini se kur mund të dalin jashtë kontrolli lidhjet personale. Sidomos në qoftë se ju ose shoku juaj mban një rol mbikëqyrës.

#3: Mos e diskutoni shefin e madh

Po nxirrni në shesh cka mendoni për shefin e madh te kolegu ngjitur me ju? Kjo fjali ka të ngjarë të përcillet drejt e në zyrën e një vendimmarrësi, ose mund ti shpëtojë dikujt gjatë një bisede. Në vend që shani shefin tuaj tej një bashkëpunëtor, thërrisni një person të afërm tuajin në pushim. Ai nuk është i përfshirë në ndonjë mënyrë që dikur mund t’iu kthehet e t’ju dëmtojë.

#4: …Ose kolegët

Mos shani pas shpine – kjo gjë mund të shkatërrojë marrëdhëniet, dhe t’ju shënjojë si dikush të cilit nuk mund ti besohet.

/Përshtatur nga HBR