Ekspertët nga e gjithë bota të cilët do të takohen në Çikago në Kongresin vjetor të Shoqërisë Amerikane të Onkologjisë Mjekësore (ASCO) paralajmërojnë: obeziteti është duke kapërcyer duhanin dhe po fiton një përparësi superiore, atë të shkakut parësor të kancerit. Sipas vlerësimeve më të fundit, mbipesha e tepruar është drejtpërdrejt përgjegjëse në Itali për rreth tre për qind të të gjithë kancereve tek meshkujt dhe shtatë për qind e atyre tek femrat. Një fakt shqetësues në qoftë se mendojmë se nga viti 1980 e deri më sot janë dyfishuar obezët në botë dhe se aktualisht në Itali psh. një person në dy vuan nga mbipesha.
Një fenomen i cili, për fat të keq, nuk do i kursejë fëmijët tanë. Nëse njerëzit vazhdojnë të fitijnë peshë, matur nga statistikat më të fundit, vlerësimet tregojnë qartë se do të rritet edhe më tej numri i rasteve të kancerit për shkak të këtyre kileve të tepërta, kështu që do të tejkalojnë kështu rastet e duhanit deri në vitin 2030. ‘Për vite me radhë studiues dhe onkologjistë nga e gjithë bota kanë nxjerrë shifra dhe statistika, se katër nga dhjetë kancere shkaktohen nga një mënyrë e gabuar jetese që do të thotë, për shembull, se në Itali me një parandalim të duhur mund të ishte shmangur mbi 146 mijë nga 365 mijë diagnoza të reja të kancerit regjistruar në 2014.
Dhe pse rregullat janë të thjeshta, të qarta, dhe të lehta për tu zbatuar, sërish shumë njerëz i injorojnë ato apo nuk janë mjaft të bindur për efektivitetin e tyre. ‘