Më shumë se 3 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në nivel global dhe qeveritë duhet të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e tyre, thuhet në një raport të Amnesty International.

Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën e vendeve me vdekjen më të lartë të punonjësve të kujdesit shëndetësor, sipas raportit “Globale: Punëtorët e shëndetit heshtën, u ekspozuan dhe u sulmuan”.

Nga 79 vendet e ekzaminuara, Amnesty zbuloi se:

-Në Rusi, 545 punonjës të kujdesit shëndetësor kanë vdekur nga Covid-19.

-Në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur jetën 540 punonjës të kujdesit shëndetësor, përfshirë edhe 262 punonjës socialë.

-Në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur 507 punonjës shëndetësor.

“Vendet për të mos parë më të keqen nga pandemia nuk duhet të përsërisin gabimet e qeverive, mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve të shëndetësisë ka pasur pasoja shkatërruese”, tha Sanhita Ambast, studiuese e Amnesty International dhe këshilltare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.

Raporti thotë se kujdesi shëndetësor dhe punëtorët thelbësorë janë përballur me hakmarrje nga autoritetet pasi janë kërcënuan me arrestim, dhunë, mungesë të pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) dhe në disa raste nuk janë paguar për punën e tyre.

Dy mjeke rusë po përballen me hakmarrje pasi u ankuan për mungesë të PPE-ve. Njëra është gjobitur me 1.443 dollarë, ndërsa e dyta po përballet me procedura disiplinore që mund ta çojnë deri në pushimin nga puna, zbuloi Amnesty.

“Punëtorët e shëndetit në vijën e parë janë të parët që e dinë nëse politikat qeveritare nuk po funksionojnë, dhe nëse autoritetet shëndetësore heshtin duke mos i dhënë përparësi shëndetit publik”.

Një mjek egjiptian në kushtet e anonimatit ka deklaruar për Amnesty se nëse mjekët flasin kundër kushteve të tyre përballen me kërcënime për jetët e tyre, si dhe merren në pyetje nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe dënohen.

“Shumë (mjekë) preferojnë të paguajnë pajisjet e tyre personale për të shmangur këtë rraskapitje. Autoritetet po detyrojnë mjekët të zgjedhin midis vdekjes dhe burgut,” shtoi ai.

Sipas raportit të AI 3 mijë vdekjet mund të nënvlerësohen për shkak të raportimeve dhe mënyrës së si vende të ndryshme numërojnë dhe mbledhin të dhënat./CNN