Amsterdami është qyteti me stilin e jetës më të shëndetshëm. I famshëm për biçikletat dhe kanalet piktoreskë, nuk është e habitshme që qëndron në krye të klasifikimit – zhvillon më shumë se 400 aktivitete rekreative në ajër të pastër, si dhe është ndër qytetet më pak të ndotura në Europë.

Ndër të tjera, Holanda është vendi i pestë më i lumtur në botë dhe vendi i gjashtë më i mirë në Europë në lidhje me normën e mbipeshës (20,4%), rreth 10% më pak krahasuar me Mbretërinë e Bashkuar.

Sidnej renditet i dyti ndër vendet që promovojnë një stil jete të shëndetshëm, me një numër orësh në ajër të pastër 2.636 në vit, më shumë se 1000 krahasuar me Berlinin, Dublinin dhe Gjenevën.

Këto janë përfundimet e raportit The Healthy Lifestyle Report të Lenstore, i cili ka analizuar 44 qytete në botë në 10 parametra. Secilit prej këtyre parametrave iu caktua një rezultat dhe të gjitha parametrat u ndërthurën për t’i dhënë secilit qytet një rezultat në 100 pikë. Rezultati u përdor për të renditur 44 qytetet që ofrojnë stilin e jetës më e shëndetshme.

Parametrat

  • Nivelet e mbipeshës
  • Pritshmëria për jetën
  • Orët në ambiente të hapura, nën dritën e diellit
  • Cilësia e ajrit dhe ujit
  • Niveli i lumturisë
  • Çmimi i një shishe me ujë
  • Java mesatare e punës
  • Aktivitete në ajër të pastër
  • Numri i restoranteve
  • Çmimi për regjistrimin në palestër

7 qytetet më të shëndetshme ndodhen në Europë

Ndër dhjetë qytetet që promovojnë stilin e jetës më të shëndetshme, shtatë janë në Europë, tre nga të cilat në vendet skandinave: Stokholmi, Kopenhagën dhe Helsinki. Këto vende njihen për nivelin shumë të ulët të ndotjes, oraret e punës të shkurtra dhe elastikë dhe nivelet e larta të lumturisë/

Fukuoka

Fukuoka në Japoni renditet në vend të shtatë në botë, ndër qytetet që promovojnë stilin e jetës më të shëndetshme, përveçse vendi “më i shëndeteshëm” në Azi. Qyteti ka numrin më të lartë të orëve nën dritën e diellit ndër dhjetë qytetet në vend të parë (2.769), duke lënë pas Sidnejn dhe Barcelonën.

Vankuver

Qyteti i Vankuverit në Kanada klasifikohet në vend të dhjetë ndër qytetet që promovojnë stilin e jetës më të shëndetshëm dhe në krye të klasifikimit në Amerikën e Veriut, me nivele ndotje shumë më të ulëta krahasuar me qytete të tjera europiane si Berlini (39,41%), Barcelona (65,19%) dhe Amsterdami (30,93%).

10 qytetet më të shëndetshme në botë

1 Amsterdami
2 Sidnej
3 Vjena
4 Stokholmi
5 Kopenhagën
6 Helsinki
7 Fukuoka
8 Berlini
9 Barcelona
10 Vankuveri

Londra klasifikohet ndër 10 qytetet më të këqija për stilin e jetës

Disa qytete janë në avangardë në lidhje më promovimin e një stili jete të shëndetshme, ndërsa për të tjera, mund të jetë një sfidë më angazhuese dhe e vështirë.

10 qytetet më të këqija për të ruajtur një stil jete të shëndetshëm:

1. Qyteti i Meksikos
2. Moska
3. Nju Jorku
4. Washington D.C.
5. Milano
6. Johanesburgu
7. Londra
8. Zyrihu
9. San Paolo
10. Parisi

Londër

Londra renditet në vend të shtatë si qyteti më pak i shëndetshëm për të jetuar, pavarësisht se qyteti zhvillon një numër të madh aktivitetesh rekreative në ajër të pastër (433).

Washington DC

Në SHBA ndodhen dy qytete ku është më pak e shëndetshme të jetosh Nju Jork (në vend të tretë) dhe Washington D.C. (në vend të katërt). Me normën më të lartë të mbipeshës në botë (që korrespondon me 32% të popullsisë) dhe numrin më të madh të orëve të punës, SHBA nuk është një vendi ku mund të kesh një stil jete të shëndetshëm e të jesh i lumtur.