Ka shumë faktorë që cojnë drejt varfërisë, sikundër janë lufta civile, situatat kritike politike, problemet mjedisore, dhe realisht ka shumë vende ku ekonomia në fakt është në kushte katastrofale dhe mbart vërtet pak shpresa për përmirësim. Më poshtë do të gjeni 5 nga vendet me kushtet më të vështira ekonomike, ku nuk do të rekomandohej kurrë të jetonit, të paktën për momentin:

Nigeria

Nigeria nuk është Nigeria, por një shtet shumë pranë saj e që gjendet në buzë të Saharasë. Në fakt zhvillimi i këtij vendi është shumë kompleks, pikërisht për shkak të pozicionit gjeografik dhe situatës së keqe prej një qeverie ushtarake e cila e kontrollon atë prej shumë vitesh. Nigeri është një nga dhjetë shtetet me PBB-në më të ulët në botë.

Etiopia

Etiopia është gjithashtu një vend i Afrikës shumë pranë Saharasë, gjë që shkakton probleme me thatësirën (për të mos u nënvlerësuar) dhe përveç konflikteve të shumta të armatosura që etiopianëve u është dashur të kalojnë përgjatë viteve me shtetet fqinje, e ka mbajtur pjesën më të madhe të vendit në një situatë varfërie thuajse të përhershme dhe absolute.

Kenia

Kenia është një vend i cili për shkak të shumë konflikteve që ka kaluar, nuk ka pasur kurrë një ekonomi të fuqishme dhe pavarësisht se bëhet fjalë për një nga vendet më në rritje në Afrikë për sa i përket ekonomisë, ky realitet ekziston vetëm në disa qytete, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë, më e madhja, jeton në skamje prej shfrytëzimit të të pasurve dhe korrupsionit politik.

Nigeria

Nigeria është një nga shtetet afrikane që aktualisht gjendet në një situatë me rritje relative të ekonomisë, dhe që duket se po ‘rigjallërohet’, por problemi qëndron te historia politike e vendit, e cila duket sikur varet në fatin e saj nga një grusht shteti.

Në fakt edhe sot e kësaj dite, ndasitë mes popullsisë nuk kanë përfunduar ende gjë që tregon se, pavarësisht paqes relative, nga një ditë në tjetrën, realiteti mund të ndryshojë papritur, pra për shkak të një grushti shteti që mund ta çojë vendin drejt regresit.

Guineja-Bissau

Guineja-Bissau është një shtet që thuajse nuk e njeh askush dhe që gjendet në afërsi të Guinesë. K y është një vend i cili në të kaluarën ka pasur një ekonomi relativisht të qëndrueshme edhe për shkak të pozicionit gjeografik, me pamje nga Oqeani Atlantik. Dikur shihej si shembull dhe model për zhvillimin e ekonomisë afrikane deri në vitin 1990, përpara se të niste një luftë civile tejet e gjatë, që e ktheu atë në vendin më të varfër në botë.