Një jetë sedentare stimulon ankthin: ky është përfundimi i kërkimit shkencor mbi marrëdhëniet mes aktivitetit me pak energji, që kryejmë ndërsa qëndrojmë ulur, e publikuar në një raport botëror të fundit. Gjendja jonë mocionale është e lidhur në veçanti me rrezikun nga ankthi në rast se na mungon një jetë aktive.

 Karrigia dhe shëndeti mendor

Të shpenzosh orë, për të mos thënë të gjithë ditën, ulur, kjo nuk është aspak dicka e mirë për shëndetin tonë fizik: është intuitive, e provuar, dhe nën sytë e të gjithëve. Nga obeziteti tek problemet e zemrës, diabeti, osteoporoza, qëndrimi ngulur në një karrige ose në një divan nuk ndihmon askënd. Hulumtimet shkencore tani po fokusohen mbi pasojat që shkakton ‘qëndrimi ulur’ në nivelin e shëndetit mendor. Një studim i ri, i botuar në BMC Pblic Health, tregon se rreziku i të qenit anksioz rritetme rritjen e qëëndrimit në një vend dhe të ulur, për[ara një kompjuteri më shumë se sa përpara televizorit apo tavolinës së punës.

E keqja ‘moderne’

Ankthi është një çrregullim i vërtetë mendor, nga i cili në botë vuajnë 27 milionë njerëz – dhe edhe më shumë në qoftë se llogariten çrregullimet që lidhen me të, të tilla si fobia. Njerëzit me çrregullime të ankthit e kalojnë jetën duke u shqetësuar së tepërmi, e cila trazon në mënyrë pak a shumë të rëndësishme cilësinë e ekzistencës së tyre të përditshme. Ankthi shpesh konvertohet, dhe për këtë arsye manifestohet me simptoma fizike duke filluar nga ndjesia e lodhjes tek vështirësitë në frymëmarrje, nga tensioni i muskujve tek dhimbja e kokës.

«Në shoqërinë tonë moderne, ne shohim një rritje në simptomat e ankthit, që duket të shkojnë paralelisht me rritjen e qëndrimit ulur – shpjegon Megan Teychenne, autori kryesor i studimit, të Universitetit Deakin në Australi – Kërkonim kështu të verifikonim se dy faktorët janë me të vërtetë të lidhur. Përveç kësaj, hulumtimi shkencor i mëparshëm vë në dukje një korrelacion midis sjelljes sedentare dhe simptomave depresive, dhe ne donim të hetonim atë potencialen me simptomat e ankthit.’