BioNTech do të japë rreth 75 milion doza shtesë të vaksinës së saj në Bashkimin Europian, sipas një deklarate nga prodhuesi gjerman i barnave.

“Në tremujorin e dytë, deri në 75 milion më shumë njësi vaksinash mund të dorëzohen në BE,” tha Sierk Poetting, shefi operativ i BioNTech Sierk Poetting.

“Për të arritur këtë, ne do të rrisim prodhimin e planifikuar më herët të 1.3 miliardë dozave të vaksinave me më shumë se 50%,” tha Poetting, duke shtuar se kompania po planifikon të prodhojë në total gjatë këtij viti 2 miliardë doza.

Njoftimi vjen ndërsa disa vende europiane po luftojnë me një mungesë vaksinash. Në një përpjekje për të trajtuar shqetësimet mbi furnizimin, Komisioni Evropian miratoi të premten masa të reja që mund të kufizojnë eksportin e vaksinave anti-Covid jashtë kufijve të Bashkimit Europian në disa situata./CNN