Qeveria do të financojë për katër muaj pagën minimale dhe sigurimet shoqërore për punëkërkuesit në procesin e trajnimit. Më këtë vendim punëdhënësit do të lehtësohen së paku nga kostot e pagesës së sigurimeve shoqërore për personat që trajnojnë.

Pak ditë më parë qeveria miratoi një vendim për subvencionin e programit të formimit nëpërmjet punës.

Programi i formimit nëpërmjet punës ka si qëllim trajnimin në punë të punëkërkuesve, sipas nevojave të profilit të punës të kërkuar nga punëkërkuesit dhe përshtatur me nevojat e punëdhënësit.

Kohëzgjatja e subvencionimit të ofruar nga ky program do të jetë për një periudhë katër mujore për të gjitha profesionet;

Plani individual i trajnimit hartohet nga punëdhënësi e miratohet nga strukturat përkatëse të institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësitë;

Çdo punëdhënës cakton të paktën një trajner për çdo grup përfituesish, nga një deri në shtatë persona përfitues, të përfshirë në program.

Përfitues i këtij programi është punëkërkuesi i papunë dhe i pakualifikuar në profesionin e interesuar;

Programi subvencionon kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesën e kontributeve të punëdhënësit), të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, të ofruara gjatë gjithë kohëzgjatjes së formimit, të kompensuara çdo muaj.

Do të financohet paga në shumën 100 (njëqind) % të pagës minimale në shkallë vendi të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi, të kompensuara çdo muaj

Financohen kontributet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore (pjesën e kontributeve të punëdhënësit) për tetë muajt e ardhshëm, të llogaritura në bazë të pagës minimale në shkallë vendi, në rastet kur, pas përfundimit të formimit nëpërmjet punës, punëdhënësi lidh kontratë punësimi të paktën tetëmujore me punëmarrësin pas përfundimit të programit.

Pagesën për mentorin në vlerën 2 000 (dy mijë) lekë për çdo përfitues, pjesëmarrës të angazhuar nga ky punëdhënës.