Në mesin e viteve 1990, Franca ishte një nga vendet e para në botë që adoptoi një qasje revolucionare për pasojat e sulmeve terroriste dhe katastrofave. Përveç shtimit të spitaleve mjekësore për trajtimin e një numri të madh të viktimave apo pacientëve apo dhe për të caktuar shkallën e urgjencës, përgjigja franceze përfshinte edhe krijimin e një njësie të terrenit psikologjik, një qelizë e Urgjencës Mjeko-Psikologjike ose CUMPS.

Për të përcaktuar shkallën e urgjencës, viktimat dhe dëshmitarët që nuk u dëmtuan fizikisht merrnin ndihmë psikologjike dhe kontrolloheshin për shenja nëse kishin nevojë për trajtim të mëtejshëm pas traumave. Meqenëse Franca filloi rrugën më shumë se 20 vjet më parë, librat botërorë ndërkombëtarë për përgjigje ndaj katastrofave gjithnjë e më shumë kërkojnë këtë qasje me dy tenda: një për të plagosurit dhe një për të trajtuar plagët e padukshme, ato psikologjike të traumës.

Në trajtimin e pandemisë COVID-19, bota po përpiqet të ndërtojë tenda të mjaftueshme për të trajtuar ata të infektuar me virusin vdekjeprurës, dhe përhapës.

Vendet në botë janë fokusuar kaq shumë në tendën e parë, sa ende nuk kanë vendosur tendën e dytë, atë për ndihmën psikologjike, dhe do të paguajmë çmimin brenda tre deri në gjashtë muaj pas përfundimit të këtij bllokimi, në një kohë kur do të kemi nevojë që të gjitha organet kompetente të afta për të ndihmuar ekonominë botërore të rimëkëmbet.

Numri i personave që janë pjesë e eksperimentit psikologjik të karantinës

Aktualisht, rreth 2.6 miliardë njerëz – një e treta e popullsisë së botës – po jeton nën një lloj bllokimi ose karantine. Ky është pa dyshim eksperimenti më i madh psikologjik i kryer ndonjëherë.

Estimated size of lockdowns around the world

Fatkeqësisht, ne kemi tashmë një ide të mirë për rezultatet e saj. Në fund të shkurtit 2020, menjëherë përpara se vendet europiane të publikonin masa të ndryshme të bllokimeve, Lancet publikoi një përmbledhje të 24 studimeve që dokumentojnë ndikimin psikologjik të karantinës. Gjetjet ofrojnë një përmbledhje të asaj që po rritet në qindra miliona familje në të gjithë botën.

Me pak fjalë, dhe mbase befasuese, njerëzit që janë në karantinë kanë shumë të ngjarë të zhvillojnë një gamë të gjerë simptomash të stresit psikologjik dhe çrregullimit, duke përfshirë disponimin e ulët, pagjumësinë, stresin, ankthin, zemërimin, nervozizmin, rraskapitjen emocionale, depresionin dhe simptomat e stresit post-traumatik.

Humori i ulët dhe nervozizmi në mënyrë të veçantë dallohen si simptoma shumë të zakonshme, vëren studimi.

Në Kinë, këto efekte të pritura të shëndetit mendor janë raportuar tashmë në dokumentet e para kërkimore në lidhje me bllokimin.

Në rastet kur prindërit karantinohen së bashku me fëmijët, numri i shëndetit mendor u bë edhe më i shpejtë. Në një studim, jo ​​më pak se 28 për qind e prindërve të karantizuar shfaqën një diagnozë të “çrregullimit të shëndetit mendor të lidhur me traumat”.

Në mesin e personelit të karantizuar të spitalit, gati 10 për qind raportuan “simptoma të larta depresive” deri në tre vjet pasi u karantinuan. Një studim tjetër që raporton mbi efektet afatgjata të karantinës SARS në mesin e punonjësve të kujdesit shëndetësor gjeti një rrezik afatgjatë, si abuzimin me alkoolin, vetë-mjekimin dhe sjelljen afatgjatë  të njohur si “shmangie” apo distancim social. Kjo do të thotë që vite pas karantinës, disa punonjës të spitalit ende do të shmangin kontaktin e ngushtë me pacientët.

Vendosja e tendës së dytë (asaj psikologjike) në internet

Nga frika e përhapjes së koronavirusit qindra mijra biznese janë mbyllur, ndërsa shumë punëtorë janë duke punuar nga shtëpia. Por njerëzit do të kenë frikë se mos preken nga Covid-19 në vendin e punës dhe do tentojnë të shmangin punën edhe në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm, pasi virusi të kalojë.

Grupet më të rrezikuara në kohë afatgjatë të shëndetit mendor do të jenë punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit, të rinjtë nën 30 vjeç dhe fëmijët, të moshuarit dhe ata në situata të pasigurta, për shembull, për shkak të sëmundjes mendore, papunësisë apo dhe varfërisë.

The phases of disaster response

E gjithë kjo nuk duhet të befasojë askënd; njohjet mbi dëmtimin afatgjatë të katastrofave janë pranuar në fushën e psikologjisë së traumës për dekada. Nuk bëhet fjalë për një fshat apo qytet të karantinuar, por një e treta e popullsisë ndodhet në karantinë, dhe duhet vepruar në kohë për të zbutur efektet toksike të këtij bllokimi.

Çfarë duhet të bëjnë qeveritë dhe OJQ-të sot

Ekziston një konsensus i gjerë midis akademikëve për kujdesin psikologjik pas katastrofave dhe incidenteve të mëdha. Këtu janë disa rregulla të vogla:

  • Sigurohuni që të jenë ndërhyrjet vetë-ndihmuese që mund të adresojnë nevojat e popullatave të mëdha të prekura;
  • Edukoni njerëzit për ndikimin e pritshëm psikologjik dhe reagimet ndaj traumës nëse janë të interesuar ta marrin atë. Sigurohuni që njerëzit të kuptojnë që një reagim psikologjik është normal;
  • Hapni një uebfaqe specifike për të adresuar çështjet psikosociale;
  • Sigurohuni që njerëzit me çështje akute mund të gjejnë ndihmën që iu duhet
  • Në Belgjikë, kohët e fundit kemi lançuar “Gjithkush në rregull”, një mjet në internet që përpiqet të ofrojë ndihmë për popullatën e prekur. Duke përdorur protokollet dhe ndërhyrjet ekzistuese, ne filluam mjetin tonë dixhital të ndihmës për më pak sa dy javë.
  • Kur bëhet fjalë për të ofruar mbështetje psikologjike për popullsinë, shumica e vendeve reagojnë me vonesë, siç reaguan edhe për koronavirusin. Më mirë vonë se kurrë./WEF