Shefa ka kudo, por ata më të mirët nuk janë të shumtë. Të arrish objektivat e shitjes dhe të mbash kostot në kufijtë e duhur janë arritje që shefat e mirë duhet t’i përmbushin në mënyrë që të lumturojnë aksionerët, por duhet më shumë se kaq për t’u lavdëruar apo fituar pëlqimin nga të punësuarit.

Pra, çfarë nevojitet në mënyrë që të jeni popullor mes të punësuarve? Sipas ekspertëve të karrierës të Forbes, ka katër veçori kryesore që duhen pasur parasysh:

1.Udhëheqje efektive

Çështje personaliteti, por edhe përballë kësaj një CEO i rangut të lartë presupozon një lider efektiv dhe që është i suksesshëm në rritjen e biznesit. Si përfundim, pa marrë parasysh se sa i mirë është një CEO, në qoftë se biznesi nuk siguron kesh dhe nuk është e qartë se për sa kohë akoma do të vazhdojë të operojë, ai CEO nuk do të fitojë respektin e tij ose të punonjësve të tij.

2.Fryma sipërmarrëse

Edhe në qoftë se CEO ka qenë në punën etij ose të saj për vite ose është në krye të një kompanie të ‘dalë jashtë mode’, të paturit e një shpirti sipërmarrës është një karakteristikë që një CEO i madh e ka. ‘Ata duhet të kenë atë dëshirën e zjarrtë për të krijuar dhe për të ndërtuar diçka’, thotë Amanda Augustini, eksperte për TheLadders.

3.Investon në kulturën e kompanisë

Kultura e çdo kompanie është e ndryshme. Sipas Ëinum, punëtorët tërhiqen nga kompanitë që kanë CEO të cilët e kuptojnë se sa e rëndësishme është kultura e punës dhe investojnë në të. ‘Punonjësit duan të punojnë në vende ku ata mund të rrisin aftësitë e tyre dhe të ecin përpara përvecse thjesht të marrin një rrogë’, thotë ai.

4. I dukshëm si brenda ashtu edhe jashtë kompanisë

Prestigji është një motivues i fortë  kur njerëzit zgjedhin një punë dhe nëse CEO i kompanisë është i mire-njohur kjo mund të jetë një arsye për t’iu bashkuar një firme apo për të qëndruar në një firmë. Jo vetëm që duhet CEO të jetë i ‘dukshëm’ jashtë ambjenteve të zyrës, por sipas Winum ai ose ajo duhet të ketë gjithashtu një prani të fortë edhe brenda.