Djemtë janë ndonjëherë të vështirë për t’u kuptuar. Vajzat të cilat duan të krijojnë raport me ta përpiqen të sajojnë ide dhe alternativa për të rënë sa më tepër në sy.

Por çfarë mendojnë dhe pëlqejnë vërtet djemtë? Ja disa vëzhgime që nuk i kishit menduar ndonjëherë

Vajzat janë ato të cilat në të shumtën e rasteve përpiqen me çdo kusht të bien në sy përpara djemve. Ndodh që ato u kushtojnë rëndësi shumë detajeve, duke filluar që nga veshjet, përkushtimi ndaj vetes,të komunikuarit duke menduar dhe përtej gjithçkaje që bëjnë. Ndonjëherë përpiqen aq shumë saqë duan që çdo gjë të jetë perfekte. Ajo që është vënë re nga studime të ndryshme është se djemtë apo dhe bashkëshortët nuk i vënë re të gjitha, madje shpesh ata thonë se grate e tyre lodhen duke bërë gjëra që në fund të fundit nuk kanë aq rëndësi.

Në fakt ndërsa jemi vetëm dhe arrijmë në një kompromis të kënaqshëm jo gjithmonë biem dakord mes njëri tjetrit. Ajo që duam është të dimë se çfarë mendon realisht tjetri,

sidomos kur bëhet fjalë për partnerët të cilët janë më të mbyllur dhe konfidencial.

Për ato të cilat pyesin veten se çfarë mendojnë shpesh djemtë, përveç seksit, ja disa vëzhgime interesante.

Admirojnë vajzat me syze

Pavarësisht se çfarë kanë thënë gratë e moshuara dikur në lidhje me vajzat që mbajnë syze, të cilat nuk preferohen shumë nga djemtë kjo nuk është e vërtetë. Në sytë e tyre ato jo vetëm që duken interesante por kanë dëshirë t’i njohin më tepër.

Nëse ndodh t’i shohin shpesh u kalojnë afër në mënyrë që të bien në sy. Vajzat me syze janë për djemtë misterioze, ato krijojnë përshtypjen e diçkaje që duhet zbuluar dhe përfaqësojnë vajzën inteligjente dhe atë të pavarur.

Më mirë pa make up

Ata pëlqejnë në mënyrë të veçantë lipet gloss, ato që shkëlqejnë pak dhe grimet sa më natyrale. Sa më të rafinuara të jenë vajzat aq më tepër i pëlqejnë djemtë.

Dhe për më tepër ata pëlqejnë bukurinë natyrale, atë që është seksi pa u sajuar në mënyrë të sforcuar. Urrejnë make-upin, pasi kështu e kanë të vështirë të puthin.

Urrejnë takat shumë të larta

Nuk mund të mohojnë që pëlqejnë vajzat elegante dhe të veshura bukur. Këtu përfshihen dhe takat por kurrë ato të larta.

Nëse shkoni diku dhe takat tuaja janë aq të larta sa koka juaj është dukshëm sipër tij, atëherë ai do të ndihet shumë në siklet. Madje në këto raste nuk do të preferonin të dilnin fare, sepse ndihen të frikësuar.

Një mashkull kërkon të jetë superior në çdo mënyrë.

Vlerësojnë një vajzë të sinqertë

Në fund të fundit pavarësisht shijeve specifike që ata kanë mbi aparencën vlerësojnë shumë një vajzë të sinqertë. Që di të jetë e vërtetë, besnike por jo naive.

Janë ata që shpesh bëjnë zgjedhjet ndaj mendohen mirë dhe e dinë se çfarë duan.

Duan të joshen

Përveçse duan të ngacmohen atyre u pëlqen edhe të joshen pak nga pak. Nuk u pëlqen t’ua thuash mendimet dhe dëshirat menjëherë. U pëlqen të luajnë, pasi kjo e bën raportin më argëtues dhe të këndshëm.

Një mënyrë joshjeje për ta do ishte veshja e fustaneve jo shumë të shkurtër dhe pak dekolte. Pak zbulim mjafton që ata të dëshirojnë.

Të brendshmet, sa më të zgjedhura

Djemtë pëlqejnë shumë të shohin të dashurat e tyre të veshura me të brendshme seksi, lingeritë më të bukura ata shpesh i zgjedhin si dhurata për to.

Për ta është e rëndësishme veshja me të brendshme sa më të zgjedhura pasi është një ngacmim i veçantë që i bëhet imagjinatës. Kështu ata ndihen më të vlerësuar dhe përkëdhelur.