“Prada” vjen e pasur me ide dhe ngjyra. Vajzat do të duken më elegante se kurrë. Ngjyrat dominuese janë portokallia, jeshilja dhe e kuqja. Vihen re dhe syzet më të fundit, në modelin e syve të maceve si dhe këpucët me taka të trasha

Të gjitha vajzat dhe gratë që e përcjellin modën dhe trendet e modës dëshirojnë të paktën një nga veshjet që momentalisht janë moderne.

As yjet nuk u rezistojnë trendeve të modës, dhe shpesh, kur diçka është aktuale edhe në modë mund ta shohim të veshur në mënyrë masive.

Trendet e reja të modës që sugjerohen nga markat e gjigantëve vijnë me larmi ngjyrash dhe idesh. Një prej tyre është dhe “Prada” e cila sjell një pranverë ku çdo vajzë do të ndihej më elegante se kurrë

. Kështu vihen re dominimi i ngjyrave të forta, si portokallia, jeshilja, e kuqja që shpesh ndërthuret me të zezën. Vihen re çantat e mëdha, si dhe syzet me formë të syve të maceve.

Janë madje aksesorët më të preferuar që mund të kombinohen lehtë dhe në veshje të ndryshme.

Këpucë me taka të trasha

Edhe këpucët pranverore do të vijnë ndryshe, me një stil shumë më trendy dhe të dizejnuara me motive. “Prada” është cilësuar gjithmonë për modele të veçanta,

të cilat nuk i shohim vetëm në fustane apo çanta por dhe këpucë. Kësaj radhe vijnë gjysmë këpucë në formë sandaleje që karakterizohen nga një takë e trashë, të lidhura pas qafës së këmbës,

e që dominohen nga kombinimi i të bardhës me blu. Janë këpucët më elegante që kjo firmë e njohur e modës ofron për këtë sezon, duke bërë që vajzat të duken të rafinuara dhe të veshura me shije.

Ngjyrat e forta

Çfarë sugjeron më tepër “Prada” për ditët e ngrohta janë ngjyrat e forta në mënyrë të theksuar. Fustane nga më të ndryshmet të cilat përveçse shoqërohen nga kopsa, apo rripa në mes, një detaj i ri i modeleve të reja,

bien në sy ngjyrat e jeshiles, portokallisë së fortë, të kuqes apo blusë. Janë ngjyrat më të dëshiruara dhe që mund të thyhen dukshëm nga e bardha apo e zeza. Make-upi mund të jetë i lehtë thuajse natyral,

pasi fustanet e “Pradës” janë me motive dhe modele pak të rënda. Ato janë perfekte për një pranverë të mbushur me shumë ngjyra, tonalitete, prerje komode dhe klasike me të cilat dukesh e bukur dhe shumë e kombinuar.