Champs-Élysées do të ndryshojë tërësisht dhe do të bëhet zemra e gjelbër (edhe më chic) e Parisit.

Këtë e njoftoi kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, duke ilustruar me detaje një projekt prej 250 milionë eurosh, i cili i është besuar arkitektit Philippe Chiambaretta dhe studios së tij PCA-Stream. Projekti do të ndryshojë arterien e famshme prej 1.9 kilometrash që lidh Harkun e Triumfit me Place de la Concorde.

Parisienët e prisnin prej kohësh këtë lajm. Champs-Élysées, rruga më e njohur në Paris dhe ndër më të famshmet në botë për boutique, hotelet e mëdha, kafetë trendi, e ka humbur disi shkëlqimin. Projekti synon të tërheqë më shumë vizitorë në një zonë që, para pandemisë, e humbi disi shkëlqimin, mbi të gjitha pas manifestimeve të dhunshme të të ashtuquajturve “jelekëverdhë”, protestues antiqeveritarë.

Komiteti Champs-Élysées, një shoqatë lokale që punon për të nxitur dhe për të zhvilluar zonën deklaroi se “rruga mitike e ka humbur shkëlqimin e saj në 30 vitet e fundit”. “Ai është braktisur nga parisienët dhe ka vuajtur kriza të ndryshme “jelekëverdhët, greva, kriza ekonomike dhe shëndetësore” – shkruan komiteti në një deklaratë.

Sipas një studimi të bërë nga PCA-Stream, para pandemisë, nga 100 mijë kalimtarë të vlerësuar çdo ditë, 72% ishin turistë dhe 22% njerëz që kalonin aty për të shkuar në punë. Synimi është t’i japë një fytyrë tërësisht të re rrugës, për të risjellë Parisin në zemër të Parisit, me gjithçka që duhet për të kaluar kohën e lirë dhe për të jetuar më së miri,

Ndryshimi i parë në Champs-Élysées do të përfshijë automjetet, të cilat do të reduktohen në gjysmën e numrit. Pjesa më e madhe e rrugës (me tetë korsi) do të shndërrohet në “hapësira të mbjella” për këmbësorët. Për të përmirësuar cilësinë e ajrit në zonë, do të mbillen pemë të reja, veçanërisht e ndotur (zonën e përshkojnë mesatarisht 3 mijë automjete në orë). Ndër të tjera, çdo cep do të riprojektohet për ta bërë këtë zonë të famshme “ekologjike, të dëshirueshme dhe gjithëpërfshirëse” – tha arkitekti Philippe Chiambaretta.

Për shembull, me hapësira të mëdha të gjelbra, si parisienët edhe turistët mund të ndalen për të bërë ndonjë piknik dhe në parqe fëmijët mund të luajnë dhe të rriturit të çlodhen. Kryebashkiakja e Parisit tha se faza e parë e projektit do të përfshijë rinovimin e Place de la Concorde, para Lojërave Olimpike në 2024 dhe pjesa tjetër do të përfundojë pas lojërave.

Burimi: CNN