Pushimet nuk quhen asnjëherë të plota pa bërë pak shopping. Nëse doni ta mbushni hapësirën boshe të gardërobës suaj me veshje të modës, vendet më të mira për ta bërë këtë jua paraqesim më poshtë. Që nga ‘alta moda’ deri tek imitimet, qytetet e mëposhtme ju ofrojnë çdo gjë që mund të imagjinoni:

Paris, Francë
Francezët njihen për modën, me dizajne që kanë qenë më të bukurat që kur s’mbahet mend. Parisi është pjesa më e lartë e botës së modës, e cila tërheq stilistët, modelet dhe njerëzit më të famshëm në botë. Eksploroni botën e modës në Qytetin e Dritave, që nga “Dior” dhe “Hermès”, deri te “Chanel” dhe “Gaultier” dhe rifreskoni gardërobën tuaj me veshjet më të fundit, ndërsa boshatisni kuletat.

 

 

 

 

 

Vietnam
Vietnami është një vend i shkëlqyer për të blerë sende të lira. Shumica e firmave të mëdha ndërkombëtare prodhojnë në këtë vend – mjaft të lexoni etiketat – kështu që mund të shmangni ndërmjetësuesit dhe të blini direkt. Qytete si Hoi An janë të specializuara në prodhim veshmbathjesh. Madje, edhe Posta Vietnameze ka një sektor të veçantë për të dërguar rroba jashtë shtetit. Këtu mund të gjeni gjithmonë rroba firmato të cilësisë më të mirë, në një kosto minimale.

 

 

Nju Jorku
Qyteti i Nju Jorkut është kryeqyteti i modës së Amerikës. Një qytet kaq i mbushur me njerëz, kulturë dhe njerëz të famshëm, sigurisht që do të ishte kryesues i shumë gjërave. Adhuruesit bohemianë dhe të sendeve të lira duhet të shkojnë në Soho, Greenwich dhe Lower East Side. Zona e Brooklyn është tendenca e fundit për të bërë blerje të mira në këtë qytet. Çfarëdo qofshin shijet dhe gustot tuaja, mund të gjeni kënaqësi në çdo sektor të Nju Jorkut.

 

 

 

Moskë
Që nga rënia e komunizmit, rusët kanë hedhur rrobat e zymta të së kaluarës për të shijuar modën e lartë të botës moderne. Të pasuruar nga paratë e naftës, ata tani kërkojnë më të mirën e të gjithave. Makinat “Ferrari” tani mbushin rrugët e kryeqytetit, restorantet të gjithë ofrojnë kaviar dhe shampanjë, stilistët më të famshëm kanë hapur dyqane luksozë në qytet. Moskovitët tani kërkojnë më të mirën nga Londra, Parisi, Nju Jorku dhe Milano, pasi rusët modernë nuk mund të veshin asgjë tjetër përveç më të mirave.

 

 

                                                                           Kina
Si fabrikë botërore, Kina është edhe baza e prodhimit të veshmbathjeve. Që nga etiketat e famshme e deri tek ato të panjohura, këtu mund t’i gjeni të gjitha. Për ata që mund të blejnë gjëra firmato, Pekini, Shangai dhe Hong-Kongu janë thuajse njësoj si qytetet e tjera që shërbejnë si qendra të modës. Në Kinë mund të gjeni gjithçka, në të gjitha versionet.

 

 

Bangkoku, Tailandë
Bangkoku ka një qendër tregtare thuajse në çdo cep të tij dhe nuk ka asgjë të prodhueshme në botë që nuk mund ta gjesh këtu, gjë që e bën Bangkokun një nga vendet më të mira për të bërë blerje. Këtu mund të kënaqeni duke blerë mallra origjinale nga firma si “Louis Vuitton” dhe “Armani” ose të blini veshje imitime të përsosura nëpër rrugë me çmime shumë të lira. Çfarëdo shije të keni, Bangkoku e ka zgjedhjen për ju. Për ata që vijnë për vizitë në Tajlandë – i rekomandojmë të vijnë me valixhe bosh për ta mbushur plot në rrugën e kthimit.

 

 

Milano
Udhëheqës të padiskutueshëm për sa i përket dizajnit, italianët kanë reputacionin më të lakmueshëm për stilin e tyre të pashembullt. Rrallëherë sheh një italian të veshur keq, pavarësisht në ç’pjesë të ditës apo në ç’qytet banon. Etiketat që lexojnë “Prodhuar në Itali” janë një shenjë e sigurt cilësie dhe dizajni superior. Milano është qendra e modës italiane dhe është një vend që duhet vizituar nga çdo adhurues i modës.

 

 

 

Beverly Hills
Të pasurit dhe të famshmit kërkojnë më të mirën, kështu që Beverly Hills, sigurisht i ka të gjitha. Çdo markë kryesore e botës ka një përfaqësi të vetën në këtë qytet dhe Rodeo Drive është zemra e shitjeve me pakicë të zonës me kodin postar ikonik 90210. Megjithëse asgjë nuk është e lirë, ata që dëshirojnë të vishen bukur, vijnë gjithnjë këtu për të bërë blerjet e çdo stine në modën më të fundit.